Ministri i Drejtësisë: Duam të bëjmë një amnisti për të dënuarit, jemi në fazë diskutimesh, ende nuk është vendosur

"Jemi në fazë diskutimesh për amnisti penale". Kështu bëri me dije Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave duke thënë se ende nuk ka një vendim, por po diskutojnë me Drejtorinë e Burgjeve. Amnistia Penale është traditë e çdo fundviti që merr qeveria dhe i përket vitit 2020.

Është traditë çdo fund viti qeveria merr iniciativë për të patur aministi penale. Aministia e fundit është bërë në 2020. Ne si ministri e drejtësisë me Drejtorinë e Burgjeve jemi në fazën e studimit dhe në momentin që kemi një studim dhe analizë do të bëjmë me dije opinionit publik. Po punojmë për të patur aministinë penale por jemi në fazën e studimit dhe analizës”, tha Manja.

Ndërkohë, në mbledhjen e ditës së sotme janë miratuar 2 akte që vijnë si propozim i Ministrisë së Drejtësisë. Akti i parë është ai i dëmshpërblimit financiar për 54 ish-të përndjekurit politik, të cilët do të marrin masën me këste. Akti i dytë është projektligji për shërbimin përmbarimor shtetëror. Manja tha se do t’i japë zgjidhje problematikave që janë hasur me këtë shërbim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve, qeveria vendos për fondet për 54 persona, do të merren me këste

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se një nga aktet e miratuara në mbledhjen e sotme është dëmshpërblimi për 54 subjekte të cilët i përkasin shtresës së ish të përndjekurve politikë.

“Vendosëm për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektete e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre. Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur. Është vendimi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, tha Manja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale