Ministri i Drejtësisë Manja vizitë zyrtare në Romë, do firmosë memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kombëtare Italiane Antikorrupsion

Ministri i Drejtësisë Manja vizitë zyrtare në Romë, do firmosë memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kombëtare Italiane Antikorrupsion

Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u nis sot për një vizitë zyrtare në Romë, në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve juridiksionale Shqipëri - Itali në sistemin e drejtësisë.

Gjatë vizitës zyrtare dy ditore, Manja, do të zhvillojë takime të nivelit të lartë politik të shtetit italian dhe të sistemit gjyqësor.

Në kuadër të fuqizimit të Drejtorisë tonë Antikorrupsion do të nënshkruhet një "Marrëveshje Mirekuptimi" me Agjencinë Kombëtare Italiane Antikorrupsion, që do të shërbejë në forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë, duke sjellë praktikat më të mira nga vendi fqinj.

"Kjo marrëveshje shënon një hap cilësor në vizionin tonë për shndërrimin e drejtorisë antikorrupsion në një agjenci të mirëfilltë antikorrupsion në varësi të MD-së" - tha Ministri Manja.

Gjatë vizitës zyrtare, ministri do të takojë edhe Ministrin e Drejtësisë Italiane, Carlo Nordio, me të cilin do të diskutojë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në fushën civile dhe penale.

Ministri Manja do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë, si takimi me presidentin e Shkollës së Magjistraturës, Giorgio Lattanzi, takimi i përbashkët me presidenten e Gjykatës së Lartë së Kasacionit, Margherita Cassano dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Luigi Salvato, si dhe një takim i përbashkët me Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë, Ciro Maschio dhe anëtarë të tjerë të komisionit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 12/11/2023 23:09

    Merri edhe pesmi te burgosure shqip... si jan ne itali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?