Ministri i Arsimit dha dorëheqjen pas masakrës në Beograd, Vuçiç: Ngjarje më interesante deri në fund të majit, Serbia të ecë përpara

Ministri i Arsimit dha dorëheqjen pas masakrës në Beograd, Vuçiç: Ngjarje më interesante deri në fund të majit, Serbia të ecë përpara

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiq.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të flasë për këtë, por ka folur në telefon me Ruzhiqin, ku është njoftuar për këtë vendim.

"Nuk dua te flas rreth keëaj. Ka situata kur nuk mund të kuptosh pse po ndodh diçka dhe pse dikush po e bën atë." - tha Vuçiq.

Përveç kësaj, Vuçiq ka lënë të kuptohet se do të ketë ngjarje interesante politike deri në fund të majit, si përgjigje në pyetjen për dorëheqjen e Ruzhiqit.

“Kam biseduar me Ruzhiqin dhe Ana Brnabiqin dhe deri në fund të muajit do të marrim vendime të rëndësishme.” – tha Vuçiq.

"Ne nuk jemi këtu për t'u shqetësuar për vendet tona, por për të mbrojtur vendin dhe që Serbia të ecë përpara.” – është shprehur ai.

Ky vendim vjen pak ditë pas një ndër masakrave në Serbi, ku 13-vjeçari Kosta Koçmanovi nxënës i shkollës fillore “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri dhe rojën e shkollës. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 08/05/2023 12:14

    Slloganet e vllezerve Vucicit fashist dhe Edvin shkjaut shqipfolës, vetem preparat gjer në Durrës, aty u pret Putini fashist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta