Ministri i Ekonomisë e Rinisë në Pulia të Italisë për Report Tv: Nënshkruam 4 marrëveshje me Bashkinë e Tiranës! Shqipëria ka potencial të madh ekonomik! Këtu për forcim të bashkëpunimit

TIRANË- Viti 2022 për Tiranën do të jetë një vit i mbushur me aktivitet kulturore e artistike në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar ditën e sotme mes Bashkisë Tiranë dhe Rajonit të Pulias. Ministri i Ekonomisë dhe i Rinisë i rajonit të Pulias, Alessandro Delli Noci ka dhënë detaje në Report Tv për Programin ‘Pulia - Shqipëri, Bashkë Për të Ardhmen’.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Alessandro delli Noci thotë se Shqipëria ka potencial të madh ekonomik dhe se duhet të forcohen marrëdhëniet mes dy vendeve. Duke qenë se Tirana është shpallur kryeqyteti Europian i Rinisë, ministri thekson se fokus do të jetë bashkëpunimi mes të rinjve.

“Besoj se në këtë duhet të provojmë të krijojmë një ndërthurje kulturore mes të rinjve, prandaj kemi ardhur këtu sepse Tirana është Kryeqyteti Evropian i të Rinjve dhe duam të krijojmë një qendër të re bashkëpunimi mes gjeneratave të reja. Ne i përkasim si Pulia, si Italia e Jugut dhe Shqipëria në jug të Europës, gjeneratat e reja provojnë të largohen nga vendet tona. Duhet të krijojmë kushte që të bëjnë eksperienca jashtë dhe të na kthen në Pulia dhe Shqipëri”, tha ai.

Alessandro Delli Noci thotë se me Programin ‘Pulia - Shqipëri, Bashkë Për të Ardhmen’, do të ketë një sërë aktivitetesh kulturore dhe krijuese për të rinjtë e vendit tanë, të cilët do të trajnohen për kërcim, por jo vetëm.  

“Sot kemi nënshkruar një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, sepse rajoni Pulias është përgjegjës për programin e Bashkimit Evropian Interreg mes Italisë-Shqipërisë dhe Malit të zi. Donim që ta shoqëronim këtë proces sepse është një cilësim shumë i mirë europian që pati Tirana si Kryeqyteti Europian i të rinjve. Programi i politikave rinore që nga Brukseli u njoh si më të mirat në BE, dhe të kemi mundësi me Bashkinë e Tiranës ta replikojmë këtë program dhe të provojmë të eksperimentojmë jo vetëm aktivitetet kulturore dhe krijuese, por të provojmë që gjeneratat e reja të kenë protagonizëm brenda qytetit edhe kombit.

(...)Do të kemi disa aktivitete me kërcimin, kërcimin ajror, do të formojmë trajnojmë kërcimtare, gjen treg jashtë. Do kemi edhe një protokoll që do e nënshkruajmë nesër mes trupës së teatri publik shqiptar dhe atij puljez. (...)Që nga 1-7 korrik do kemi javën e Italisë në botë. Edhe këtu do jetë një javë e madh kulture, arti sport, koncerte. teatër, muzikë, do ta bëjmë këtu në Tiranë do vijmë e gjithë trupat tona. Do jetë gjithë krijueshmëria pulieze për dritat e qytetit të Tiranës. ”, tha Alessandro Delli Noci.

Përveç bashkëpunimeve në fushën e artit, Alessandro delli Noci tha se qeveritë e dy vendeve kanë fokus edhe bashkëpunim ekonomik. Sipas tij, synohet shkëmbimi i mallrave mes dy vendeve për tu thjeshtuar procedurat bizneseve.

“Unë po provoj të ndërtoj sëbashku me presidentin e rajonit dhe me Ramën dhe ministrat e qeverisë atë që quhet korridori i 8 sepse mund të jetë një mundësi e re edhe për shkak të krizave ndërkombëtare. Italia të jetë një port e produkteve shqiptare dhe nga ana tjetër Durrësi e Vlora të jenë porte tona për tregun ballkanik. Të kemi shkëmbim mallrash. Në rast se do ua thjeshtojmë jetën procedurat bizneseve të të dyja vendeve. Edhe në sektorin ushqimor është një sfidë për të provuar të bashkojmë prodhuesit, fermerët nga të dyja krahët e Adriatikut në mënyrë që të kemi një prodhim më të madh.

Pulia dhe Shqipëria mund të jenë atraktive për dy drejtime të ndryshme, korridori 8, por dhe korridori 10 mund të jetë me rëndësi. Kush studion mallrat i shikon, që vijnë nga Kina, kalojnë ngushticën e Suezit dhe vijnë në Europë. Nëse ne arrijmë të ndërtojmë korridore të tjera përmes hekurudhave. Kemi dy platforma të reja dhe të do jenë vetëm ato të lindjes së mesme, por të jemi edhe ne porta e parë hyrëse. Një anije mund të kursejë 7 ditë kohë”, tha ministri i ekonomisë dhe rinisë së rajonit të Pulias", vijoi Alessandro Delli Noci.

Të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar mes Bashkisë Tiranë dhe Rajonit të Pulias:

1./ 1 Mars 2022. Nënshkruhet në Tiranë Protokolli “Il Teatro Pubblico Pugliese - Shoqata e Teatrove Shqiptarë(Teatri Publik Shqiptar)” për një festival “Vitrina 2022” që do të japë shfaqje teatrale, kërcimi dhe muzikore midis Pulias dhe Shqipërisë. 

2./ Prill-Qershor 2022, Ngritja e Dritave Artistike në Tiranë, në Sheshin Skenderbej dhe Sheshin “Italia”, shfaqje artistike në rrugë

3/ Qershor 2022 në Tiranë, Kërcim artistik bashkëkohor me Mësime Vallëzimi në Fluturim nga balet maestro puljeze me fame boterore Eliza Barruchieri, me kërcimtarë të rinj shqiptarë, një histori midis tokës dhe qiellit

4/ 1-7 qershor 2022 në Tiranë. Muzika është protagoniste me projektin FAME - financuar nga Programi Interreg “Itali-Shqipëri- Mali i Zi”

-Koncert urban me treshen elektronike puljeze Inude, producentin dhe DJ GO DUGONG, grupin shqiptar Via Tirana dhe reperin shqiptar Killua

-Takim dhe panair kushtuar botimeve dhe letërsisë rinore bashkëkohore

-Teatri, në lidhje me traditat e ushqimit dhe verës puljeze, me shfaqjet “Piknik në fshat” të kompanisë teatrore Cantieri Teatrali Koreja, “Ragù” nga Vito Signorile, “Taborre dhe Madalena” nga Enrico Messina dhe “Dreka e Babette… nga Puglia” e Enzo Toma.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë