Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku:
Liberalizimi i vizave në fund të 2015

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku:<br />Liberalizimi i vizave në fund të 2015
PRISHTINË - Në procesin e integrimit europian ka progres por sfidë kryesore mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës me qëllim të parandalimit të fenomeneve siç është migrimi ilegal i cili po ndodh në Kosovë.

Ministri i Integrimeve Europiane Bekim Çollaku shprehu bindjen se gjatë mandatit të tij do të ketë realizim të objektivave si liberalizimi i vizave dhe përmbushja e detyrimeve për integrim europian.

"Kosova është në fazën përfundimtare të implementimit të të gjitha kërkesave që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe me plotë të drejtë presim që fundi i vitit të ardhshëm të sjell rezultate konkrete në këtë drejtim dhe kjo nënkupton një mundësi të jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës të cilët njësoj sikurse popujt tjerë të rajonit të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe pa viza në vendet e bashkimit europian", tha Çollaku për RTK
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian