Ministri i Integrimit Europian
Bekim Çollaku jep dorëheqjen

Ministri i Integrimit Europian<br />Bekim Çollaku jep dorëheqjen
Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku ka dhënë dorëheqje. Vendimin për dorëheqje, Çollaku e ka thënë gjatë një konference për mediat. “Kam vendosur ta lë pozitën e Ministrit,dhe për këtë jam konsultuar me kryeministrin dhe presidentin”, ka thënë Çollaku.

“Unë po largohem nga kjo pozitë e po shkoj në një institucion tjetër që do të jap kontribut më të madh. Edhe pse pozita do të jetë ndryshe e do të jem vetëm një nga këshilltarët e presidentit, kontributi do të jetë edhe më i madh”, theksoi Çollaku.
Çollaku tha se nëse Kuvendi e miraton çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kosovarët mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen deri në fund të vitit.

Pas dorëheqjes, Çollaku ka konfirmuar se do t’i bashkohet ekipit të presidentit Hashim Thaçi. Dorëheqjen e Çollakut e ka miratuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një komunikate për media e ka vlerësuar angazhimin e ministrit Çollaku në realizimin e prioriteteve të Programit Qeveritar duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri