Ministri i jashtëm gjerman:Ratifikoni
demarkacionin me Malin e Zi

Ministri i jashtëm gjerman:Ratifikoni<br />demarkacionin me Malin e Zi
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot  në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel i cili  u bëri apel deputetëve që të ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi.

“Është e rëndësishme ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi në kuvend. Duhet të fiskoni marrëdhënien me malin e zi, apeloj te deputetet e Kuvendit për një gjë të tillë, pra ratifikimi i demarkacionit”, ka thënë ministri Gabriel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Mustafa.

Ndërsa,Mustafa tha se u bisedua për bashkëpunimin mes Gjermanisë e Kosovës, situatën në Ballkan e tema të tjera.

“Kisha rast veçantë ta takoj ministrin e jashtëm gjerman, me të cilin biseduam për bashkëpunim mes Gjermanisë e Kosovës, situatën në Ballkan. E falënderova për rolin dhe kontributin e Gjermanisë në tërë periudhën e pasluftës dhe rolin që po luan në Ballkanin Perëndimore dhe në suaza botërore. Gjermania ka pasur rol të veçantë dhe i ka dhënë mbështetje Kosovës në fushën e ujit dhe të energjisë për çka jemi falënderues . e njoftova ministrin për aktualitetet në zhvillimin ekomomik, stabilitetin, se kemi nevojë për investime gjermane në Kosovë dhe i mirëpresim ato në vendin tonë”, ka deklaruara Mustafa. 

Mustafa gjithashtu tregoi se nga ministri gjerman kanë kërkuar që t’i ndihmojnë Kosovës të përmbyllë Demarkacionin, i cili, sipas tij, është edhe kriteri i fundit për liberalizmin e vizave.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë