Ministri i Jashtëm i Greqisë ka ndërprerë parakohe vizitën dy-ditore në Shqipërisë. Nikolaos Kotzias është larguar nga Tiranë në përfundim të takimeve me liderët e shtetit shqiptar.

Largimi pakohe është bërë për shkak të zhvillimeve të fundit në Greqi, ku në parlament po diskutohet për marrëveshjen e fundit me kreditorët.

Vizita e ministrit të Jashtëm grek ishte parashikuar të mbyllej nesër pas takimeve me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)