TIRANE- Zv/kryeministri i cili mban dhe postin e ministrit të Jashtëm grek Evangelos Venizelos do të vijë në Tiranë javën e ardhshme.
Ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas konfirmoi vizitën e Venizelos më 20 shkurt në Tiranë, gjatë punimeve të një seminari me temë “perspektivat europiane të Shqipërisë.” Seminari organizohet nga Ministria e Jashtme dhe ambasadori Rokanas ishte i pranishëm si përfaqësues diplomatik i Greqisë, e cila kryeson presidencën e BE-së, për këtë 6 mujor.
“Pas vendimit në dhjetor kam dëgjuar nota pesimiste tek ju, por duhet të jete e kundërta. Ju keni ecur shumë që prej viteve ’90, keni arritur shumë që prej atëherë dhe ndryshime të mëdha kanë ndodhur në vendin tuaj. Shpresoj se nëse keni bërë gjithë këto jam i bindur se mund të bëni dhe ato që duhen për të hyrë në BE, gjithcka varet nga ju”, theksoi ambasadori grek.
Kjo është vizita e dytë që ministri i Jashtëm Venizelos bën brenda pak muajsh në Tiranë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com