Gjatë një interviste për televizionin rus RT, Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif tha se sanksionet e SHBA ndaj Iranit, mbi programin bërthamor nuk dhanë rezultate pozitive. Ai shtoi se nëse Kongresi Amerikan do të vendosë sanksione të tjera, me gjithë kundërshtimin e Presidentit Obama, nuk do t'u pelqejnë pasojat.

Përkrahësit e kësaj politike thonë se Irani po bën bllof kur thotë se do të largohet nga negociatat për programin bërthamor me fuqitë botërore dhe se sanksione të tjera do të sillnin një marrëveshje përfundimtare më të mirë.

Por Zarif tha se nuk ka ndërmend të merret me "llafe fëmijësh" nëse Irani po bën bllof apo jo, por nëse dëshirojnë mund t’i testojnë.


(v.gj/shqiptarja.com)