LIBI - Libia ka shkatërruar të gjithë arsenalin e saj kimik. Kjo është ajo çka është deklaruar të martën e 4 shkurtit nga ministi i Jashtëm i vendit Mohammed Abdelaziz. Bëhet fjalë për arsenalin e trashëguar nga Regjimi i Gaddafi-t, i depozituar në 45 tunele, ku përfshiheshin predha të artilierisë së lartë dhe bombat me gaz mustard.
Ministri i Jashtëm Abdelaziz nënvizoi faktin se ky është një moment historik për Libinë dhe se kjo gjë u bë e mundur falë mbështetjes logjistike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Gjermanisë.
Me shkatërrimin e këtij arsenali, Libia ka përmbushur detyrimet e saj në lidhje me Konventën e Armëve kimike.
Ndërkohë, gjatë komunikimit për shkatërrimin e këtij arsenali, ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Organizatës për Shkatërrimn e Armëve Kimike, Ahmet Uzumcu.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com