Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka qenë i pranishëm gjatë ceremonisë përkujtimore në Srebrenicë, pasi nuk është lejuar të udhëtojë për tek vendi ku është bërë masakra 20 vjet më parë. Këtë fakt e ka bërë të ditur Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook duke thënë se është person i padëshiruar në Republikën Srpska.
“Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska.
Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllëzërit, bijt e humbur në këtë tmerr.
Kështu sot shënojmë 20 vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.
Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin,”-ka shkruar Thaçi në postimin e tij.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com