ANKARA- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, rreth gazetarëve të arrestuar në kuadër të operacionit "Strukturat paralele" ka deklaruar se nuk e shikon të drejtë mendimin se gazetarët nuk kryejnë asnjëherë krim, dhe kështu gazetarët nuk duhet as të ndalohen. “Gazetari nuk duhet të jetë i paprekshëm, nëse kryen një krim ka edhe një proces hetimi" ka pohuar Çavusoglu, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp në ministrinë e Jashtme me Ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Borge Brende i cili ndodhet në Turqi për vizitë zyrtare.
Mevlut Çavusoglu në konferencë theksoi se: "Çdo kush mund të shprehë keqardhjet e tij në lidhje me arrestimin e gazetarëve dhe mund të shprehen që procesi gjyqësor të jetë transparent, për këtë çështje edhe mund të bëjë thirrje, por pas fillimit të një procesi hetimor ne nuk mund ta pranojmë një kritikë kaq të rëndë kundër Turqisë dhe qeverisë së Turqisë. Unë nuk i pranoj as udhëzimet e llojit ‘Liroji menjëherë këto’”.
Çavusoglu duke cituar shpjegimet e kryeprokurorit në lidhje me hetimin ka vazhduar: "Sipas shpjegimit të kryeprokurorit, janë arrestuar për shkak të të qenit një organizatë kriminale e armatosur e jo për shkak të aktiviteteve gazetareske ndaj dhe po hetohen. Duhet të presim përfundimin e hetimeve, ne duhet të shohim aktakuzën, ne nuk kemi informacion të detajuar rreth këtij krimi, ku 7-8 persona janë liruar".
Kritikat e BE-së
Çavusoglu duke theksuar se kritikat e rënda direkt nga BE ndaj hetimit dhe kërcënimet për të ndaluar procesin e bisedimeve nuk janë aspak miqësore. A ka pohuar se këto deklarata bien ndesh me procesin e krijuar mes nesh dhe BE-së. “Ne duam përshpejtimin e negociatave. Ne kemi përgatitur planin e veprimit për 2015 -2019, duam të hapim të drejtat themelore të gjyqësorit".
Çavusoglu gjithashtu duke theksuar se edhe në Britani janë arrestuar gazetarë në lidhje me përgjimet e paligjshme dhe ka vlerësuar se: "Fatkeqësisht këto ndodhin. Por ne nuk mund të themi se të arrestuarit nuk janë fajtorë asnjëri prej tyre, derisa të vërtetohen pretendimet".
"Ne vlerësuam çështjet rajonale"
Çavusoglu i cili tha se vizita e Mbretit Heraldi 5 të Norvegjisë vitin e kaluar ka qenë një pikë kthese në marrëdhëniet tona, ndërsa në marrëdhëniet ekonomike kapaciteti i tregtisë midis dy vendeve është 1 miliard e 600 milion dollarë dhe vendosmëria për të rritur më tej këtë kapacitet është i pranishëm. Çavusoglu dhe Brende kanë diskutuar edhe për çështjet rajonale së bashku për gjendjen në Irak dhe Siri.
Marrë nga "Anadollu Agency"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com