Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë ku do të takohet edhe me zyrtarët e lartë të vendit. Denias u takua me homologun e tij ministrin Gent Cakaj, më pas me kryeministrin Edi Rama do të zhvillojë një konferencë të përbashkët. Po ashtu ministri grek do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta.
Sipas njoftimeve zyrtare, rreth orës 11:00 do të takojë ministrin Cakaj, në orën 12:45 do të zhvillohet konferenca e përbashkët me kryeministrin Rama. Në 14:45 Dendias takon Presidentin Meta dhe rreth orës 16:00 do të takohet me kreun e PD-së, Lulzim Basha.