Ministri i Jashtëm grek takohet me homologun e tij serb: Turqit po na kërcënojnë me luftë çdo ditë, kanë ide neo-otomane

Ministri i Jashtëm grek takohet me homologun e tij serb: Turqit po na kërcënojnë me luftë çdo ditë, kanë ide neo-otomane

Nikos Dendias dhe Iviça Daçiç

Ministri i Jshtëm grek, Nikos Dendias ka kritikuar retorikën e politikës së jashtme turke, e cila sipas tij është tejet e rrezikshme. Në një takim me homologun e tij serb Iviça Daçiç,  tha thuajse çdo ditë Erdogan ka kërcënuar Greqinë me luftë. Madje ai shtoi se deklarata të tilla për luftë bëheshin edhe nga politikanët e tjerë turq.

Dendias u shpreh se Greqia do të vazhdonte të mbronte sovranitetin dhe të drejtat e saj sipas Ligjit Ndërkombëtar të Detit, duke mos u kursyer në përdorimin e mjeteve ligjore.

“Fatkeqësisht, i dashur Ivica, ne nuk jetojmë në kohë të qeta. E kam fjalën për revizionizmin, të kombinuar me vizionet dhe kërcënimet neo-otomane, me të cilin Greqia përballet çdo ditë në narrativën absurde turke”, tha Nikos Dendias në takimin me homologun turk.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion