Ministria e Jashtme e Greqisë përmes një njoftimi të publikuar online në faqen e saj zyrtare informon se Venizelos do të ketë takim me Presidentin Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta dhe kryetarin e Partise Demokratike, Lulzim Basha.
Ne oren 09:00, Venizellos do te pritet nga ministri Bushati në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në orën 10:00 do të ketë një konferencë të përbashket për shtyp.
Ai do të takohet edhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Gjithashtu Venizellos do të pritet dhe nga kreu i Kishës Autoqefale në Shqipëri, kryepeshkopi Anastas.
(Njoftimi në faqen e Ministrisë së Jashtme të Greqisë)
Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)