Ministri i Jashtëm grek viziton Prishtinën të martën, në qendër të bisedimeve dialogu Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm grek viziton Prishtinën të martën, në qendër të bisedimeve dialogu Kosovë-Serbi

Nikos Dendias, Donika Gërvalla

Ministri i Jashtëm grek, Niko Dendias të martën do të kryejë një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të pritet nga homologia e tij, Donika Gërvalla.

Vetë ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë të ditur vizitën e Dendias, ku zbulohet se një prej temave kryesore do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit me Gërvallën ministry grek do të pritet nga kryeministri, Albin Kurti për një darkë pune.

“Deklaratat e përbashkëta për shtypin janë planifikuar të bëhen pas përfundimit të bisedimeve të zgjeruara, rreth orës 11:30 me orën greke. Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shtrojë një darkë për nder të ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftim.

Mes temave që pritet të diskutohen janë edhe bashkëpunimi mes Athinës dhe Prishtinës në sektorë të ndryshëm kulturorë, shëndetësorë, ekonomikë dhe në atë të zhvillimit rajonal.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi