Ministri i Jashtëm grek: Greqia përkrah liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë - Serbi! Do të shihemi sërish në Prishtinë (VIDEO)

Greqia mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe dialogun me Serbinë, është shprehur kështu ministri I jashtëm grek pas takimit me Ministren e jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla.

“Ne mbështesim vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe u bëj thirrje të gjitha palëve që të rrisin përpjekjet për të arritur një zgjidhje detyruese ligjore dhe të qëndrueshme. Kjo zgjidhje do të stabilizojë mbarë rajonin dhe do të sjellë rajonin më afër familjes evropiane. Ne besojmë që Ballkani Perëndimor i takon Evropës dhe duhet të jetë pjesë integrale e BE-së, në këtë drejtim kemi qenë në favor të liberalizimit të vizave, meqë keni përmbushur kriteret. Për këtë ne kemi mbajtur qëndrim në Këshillin e ministrave dhe do të vazhdojmë të mbështesim në drejtim të kësaj çështjeje”, ka deklaruar ai.

Në fjalën e tij ministri grek ka theksuar se Greqia është duke thelluar marrëdhëniet ekonomike me Kosovën.  Ministrja e jashtme e Kosovës Gërvalla, theksoi se Kosova dhe Greqia janë pajtuar që në të ardhmen të avancohet statusi i zyrës së Kosovës në Athinë, nga një zyrë e thjeshtë ekonomike në zyrë interesi, në çështje jo vetëm ekonomike, por edhe në fusha tjera si ato politike. .

“Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë të pranohet një fakt i tillë aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën dhe Serbinë. Por, duke pasur parasysh që Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër, ne afirmojmë që me Greqinë dhe partnerët tjerë të BE-së dhe jashtë saj, të vazhdojmë dialogun edhe rreth kësaj çështjeje”, ka deklaruar Gërvalla.

Gjatë ditës krye diplomati grek është takuar edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe krye parlamentarin Glauk Konjufca.

Në përfundim të vizitës së tij Dendias në një postim në Twitter, ka falënderuar krerët shqiptarë për mikpritjen dhe ka theksuar se do të kthehet të vizitojë vendin sërish.

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor 2020 ku edhe është shprehur se çështja e njohjes se Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka zyrën e tij ndërlidhëse në Prishtinë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Kurti takim me ministrin e jashtëm grek Dendias, i kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar kryediplomatit grek Nikos Dendias që Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Dendias në anën tjetër ka thënë se do të përkrahë Kosovën në rrugën euro-atlantike. Ata zhvilluan një takim në Prishtinë, ku Dendias ndodhet për një vizitë zyrtare.

“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e zyrës për media të Kryeministrit.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Dendias për rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku vota greke ka qenë përcaktuese për pranim, por edhe për votimin për pranim në Bankën Qendrore Evropiane, Frankofoni e Komisionin e Venecies.

Ora 13:15
Ministrja e jashtme kosovare, Gërvalla takim me homologun grek, Dendias: Jemi pro-liberalizimit të vizave, keni plotësuar të gjitha kriteret

KOSOVË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një konferencë të përbashkët me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, tha se Greqia është pro-liberalizimit të vizave pasi sipas tij Kosova tashmë i ka plotësuar kushtet e nevojshme.

Ai tha gjithashtu se Ballkani Perëndimor duhet të jetë Pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ne besojmë që Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ne jemi po ashtu pro-liberalizimit të vizave për juve sepse ju keni përmbushur kriteret. Ne jemi këtu që të ju ndihmojmë edhe në fushën e sundimit të ligjit. Është e qartë se ne mbështesim fuqishëm vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që mes palëve të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme”, tha Dendias

Gjatë konferencës, ministrja e jashtme Kosovare, Gërvalla u shpreh se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Greqinë është një kontribut thelbësor për stabilitetin në Ballkan.

Ajo e “thumboi” duke thënë se Greqia ende e dhe pavarësinë e Kosovës në një këndvështrim tjetër, duke shtuat se me Greqinë dhe vendet e tjera në BE, Kosova do të vazhdojë intensivisht dialogun, rreth kësaj çështje.

“Njohjen dhe respektimin e pavarësisë së vendit tonë nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian përfshirë edhe Greqinë e konsiderojmë si një kontribut thelbësor për stabilitetin në Ballkan. Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë që të pranohet një fakt i tillë aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin. Por, duke pasur parasysh faktin se Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër ne riafirmojmë se me Greqinë dhe me partnerët tjerë të BE-së do të vazhdojmë intensivisht dialogun edhe rreth kësaj çështje”, tha Gërvalla.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja