Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Basha vlerësoi mbështetjen e Hungarisë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, dhe e siguroi Szijjártó se Partia Demokratike mbështet fuqimisht procesin e integrimit Europian të vendit.
“Padyshim diskutuam për sfidat dramatike me të cilat përballet Shqipëria dhe nga ana e tij mu kërkua që opozita dhe së bashku shqiptarët të bëjnë gjithçka për të luftuar për përmbushjen e kritereve, jo vetëm pesë kritereve të Komisionit Europian, por edhe kritereve të Kopenhages, në veçanti sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe luftës ndaj krimit të organizuar.
E sigurova se Partia Demokratike dhe opozita do të vazhdojnë me të gjitha format dhe mënyrat betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe kundër krimit në politikë, ndarjen e politikës nga krimi, luftën kundër drogës dhe zbatimin e pesë kritereve, jo vetem për të përshpejtuar integrimin europian të Shqipërisë, por edhe si interesi esencial për Shqipërinë dhe shqiptarët", tha Basha.
Ndërsa ministri i Jashtëm Hungarez, Peter Szijjarto u shpreh se “Hungaria ka qënë gjithnjë një mike e vërtetë e Shqipërisë dhe Hungaria është një promovuese e përkushtuar e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.
Më duhet t’u them që në këto vite ne kemi punuar së bashku me Partinë Demokratike të Shqipërisë, si në opozitë ashtu edhe në qeverisje, në lidhje me këto çështje.
Jemi shumë të lumtur që këto çështje bashkojnë vendin, ku si qeveria ashtu edhe opozita janë në mbështetje të integrimit euro-atlantik.
Për ne si fqinj është e qartë se rruga më e mirë është sigurimi i stabilitetit të qendrueshëm, paqes dhe rritjes së qendrueshme ekonomike në rrugën e integrimit për Ballkanin Perëndimor”.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com