Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen
Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres "nuk e meriton të jetë kreu i Kombeve të Bashkuara", sepse ai nuk po dënon veprimet e Hamasit në mënyrë të qartë.
"Guterres duhet të thotë me zë të lartë dhe qartë: le ta çlirojmë Gazën nga Hamasi. Të gjithë po thonë se Hamasi është më i keq se ISIS, pse ai nuk mund ta thotë?"- shtoi Cohen, transmeton La Repubblica.
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA: Biden i bën thirrje Izraelit të mbrojë Al-Shifën! Veprimet e Hamasit nuk e pakësojnë përgjegjësinë e Izraelit! Këshilltari i Biden për Lindjen e Mesme niset drejt Izraelit








