Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Do shqyrtojmë pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur nëse vërtetohet që Serbia ishte pjesë e sulmit ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Do shqyrtojmë pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur nëse vërtetohet që Serbia ishte pjesë e sulmit ndaj Kosovës

Bujar Osmani

Maqedonia e Veriut do të rishqyrtojë pjesëmarrjen e saj në nismën ‘Ballkani i Hapur’ nëse vërtetohet se Serbia ka qenë e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosovë, ku mbeti i varë polici Afrim Bunjaku. Kështu ka deklaruar, ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani, i cili ka theksuar se pas asaj ngjarje të rëndë, Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë.

“Nëse vërtetohet se Serbia në ndonjë mënyrë është e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”, tha Osmani në ‘Top Tema’ në TV Telma.

Sipas Osmanit, nëse vërtetohet se grupi kriminal është mbështetur nga shteti i Serbisë pjesëmarrja do ishte e pamundur, pasi qëllimi i Ballkanit të Haput, mbi të gjitha thotë ai ishte pajtimi mes vendeve të Ballkani Perëndimor.  

“Sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen shteteve tjera në rajon, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur”, mbi të gjitha ishte pajtimi. Dhe ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, theksoi Osmani.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori