Ministri Çavuşoğlu: Shqipëria jo portë sigurie për gylenistët, kthejini në Turqi! Nënshkruhen 3 marrëveshje

TIRANË- Pas depërtimit të Harun Çelik, si pjesë e “Gylenistëve” të imamit Fetullah Gülen, Turqia ka kërkuar edhe kthimin e të tjerëve të strehuar në Shqipëri, mes tyre edhe 41-vjeçarin, Selami Simsek, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri.

Këtë mesazh u bë i qartë nga ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu gjatë vizitës së tij ditën e sotme në Tiranë, ku u prit nga homologu Gent Cakaj. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cavusoglu tha se ka paralajmëruar Shqipërinë, për rrezikun që i kanoset nga organizata "FETO", e konsideruar si armikja numër një e presidentit Erdogan, e për këtë arsye, theksoi se Shqipëria nuk duhet të shërbejë si portë mbrojtëse për ta, por t'i kthejë në Turqi. Nuk foli me shifra se sa pjesëtar të kësaj organizate janë strehuar në Shqipëri, pos sipas Cavusoglu strehimi i tyre përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë.

Një pikë tjetër e diskutimeve mes dy vendeve është edhe bashkëpunimi mes dy vendeve, ku siç Cakaj zbuloi janë nënshkruar tre marrëveshje, mes tyre edhe njohja e ndërsjelltë e patentave. 

"Kemi nënshkruar 3 dokumente, memorandumi i mirëkuptimit për shkëmbim të diplomatëve, mundësi për shkëmbim të përvojave. Së dyti edhe deklarata e përbashkët me qëllim luftën kundër terrorizmit dhe së treti për njohjen e ndërsjellë të patentave", tha Cakaj.

Policia Shqiptare deportoi drejt Turqisë 42 vjeçarin turk Harun Çelik më 1 janar, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga qelia e burgut.  Ai ishte arrestuar 5 muaj më parë Çelik në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Së bashku me të ishte edhe shoku i tij, Selami Simsek. Ky i fundit, ndodhet në burg, dhe por dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i deportuar në Turqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Meta pret ministrin e Jashtëm turk: Duhet të forcojmë luftën kundër terrorizmit (VIDEO)

Gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin Ilir Meta. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, Meta e falenderoi për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në vendin tonë. “Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregtare. Investimet turke janë të mirëpritura!” - u shpreh Presidenti Meta.

Gjithashtu kreu i shtetit nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.

Ora 13:21
Ruçi pret Ministrin e Jashtëm turk, Çavuşoğlu: Ndërtimi i 500 shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti fillon në fund të shkurtit

1581510168_ruc.jpeg

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, priti sot Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas zyrës së shtypit, Ruçi vuri në dukje se marrëdhëniet politike midis të dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe zhvillohen në një mirëkuptim të plotë.  

Dialogu politik, marrëdhëniet miqësore, shkëmbimet e shumta e intensive kanë fuqizuar partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimit institucional në të gjitha fushat dhe nivelet.

Bashkëpunimi ekonomik, shkëmbimet tregëtare dhe investimet turke në Shqipëri po rriten. Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur dhe do të mbështesë fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Kryetari i Kuvendit i shprehu Ministrit Çavuşoğlu mirënjohjen për mbështetjen për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit si edhe solidaritetin për popullin turk dhe familjet e dëmtuara nga tërmeti i 24 janarit në Turqi.

Çavuşoğlu falenderoi për vlerësimet dhe mbështetjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe i transmetoi përshëndetjet e përzemërta vëllazërore të Presidentit Erdogan dhe Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Şentop.

“Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm strategjik i Turqisë dhe kontributi për paqen, sigurinë dhe stabilitetin nuk varen nga madhësia e vendit, por nga vendosmëria për këto kauza. Ne do të mbështesim rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat dhe investimet prej 3.5 miliard USD në Shqipëri do të pasohen nga të tjera në të ardhmen”, është shprehur ministri I Jashtëm.

Ai gjithashtu u shpreh se Turqia do të marrë pjesë në mbledhjen e donatorëve dhe do të nxisë vendet pjesëmarrëse për rritjen e kontributeve të tyre për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e rindërtimit.

“Ndërtimi prej Turqisë i 500 njësive të banimit për familjet e pastreha prej tërmetit të 26 nëntorit do të fillojë në fund të muajit shkurt.

Përpjekjet dhe kontributi ynë për njohjen dhe rritjen e rolit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare do të rriten”, tha ministri Mevlüt Çavuşoğlu.

Ruçi dhe ministrin e Jashtëm të Turqisë, Çavuşoğlu
Ora 10:28
Cavusoglu: Paralajmërova Shqipërinë se sa e rrezikshme është organizata FETO...presim që t'i kthejnë në Turqi

Ministri i jashtëm turk, Cavusoglu ka zbuluar disa detaje nga takimi me homologun, Gent Cakaj, ku një nga  ë të rëndësishme, sipas tij ishte paralajmërimi për kërcënimin nga organizata FETO. 

"Turqia investitori më i madh në Shqipëri. Shumë firma tona kanë bërë investime të rëndësishme në Shqipëri.   Shpjegova disa probleme që përballen punonjësit tonë. Të marrin datën e hapjes së negociatave. FETO nuk është e rrezikshme vetëm në Turqi, por edhe në vendet ku ajo ndodhet. Është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet e disa vendeve. I kemi shpjeguar edhe rrezikun që ato paraqesin. Nuk kam shifra të sakta, por ka me qindra që presim të kthehen. Ne nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë një portë sigurie për FETO-n. Ne mendojmë që prania e FETO-s është një rrezik dhe kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë, e falënderojmë çfarë ka bërë, por e dimë që nuk është e lehtë.Vizitë përgatitore, për vizitën e presidentit tonë", tha Cavusoglu.

Ora 10:27
Cakaj: Do njihen patentat shqiptare në Turqi...3 marrëveshjet e rëndësishme që nënshkruam sot

Në konferencën e përbashkët me ministrin e  jashtëm turk, Turqisë Mevlut Cavusoglu, bëri me dije se janë nënshkruar tre marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe njohja e ndërsjellët e patentave.

"Të vlerësojmë mbështetjen e Turqisë, për Kosovën për përpjekjen e në organizatat ndërkohëmbëtare. Dua të risjell në mendje edhe faktin që Shqipëria kryeson OSBE, ai të bashjkëpunimit të Europës Juglindore. të rëndësishme në bashkëpunimin rajonal. Turqia është një nga aleatët më të vyer në NATO, prej shumë vitesh ushtarakët tonë kanë shërbyer krah për krah në Afganistan për sigurinë në atë vend. Turqia një ndër kontribuesit kryesor në KFOR, për më shumë se 20 vite. Njohim kontributin e Turqisë, që ka mbajtur barrën e milionave refugjatë sirianë. Kontribut i rëndësishëm i sigurisë Europian. Kemi nënshkruar 3 dokumente, memorandumi i mirëkuptimit për shkëmbim të diplomatëve, mundësi për shkëmbim të përvojave. Së dyti edhe deklarata e përbashkët me qëllim luftën kundër terrorizmit dhe së treti për njohjen e ndërsjellë të patentave", tha Cakaj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 12/02/2020 15:06

    Dorezoni Klod Allajbeun te Erdogani po keni byth...eshte gylenisti me i madh sot per sot ne shqiperi dhe kete e din te gjithe si arriti te zoteronte monopolin e spitaleve private ne tregun shqiptar. Po keni interesa personale ne ate biznes ndaj nuk guxoni e shkoni kapni ca mesues fakira.

    Përgjigju
  • Kaso: 12/02/2020 12:03

    Kercenimi me i madh per Shqiperine eshte kapja e shtetit. Nga ato qe kane qeverisjen e radhes. Ndersa ato qe qeverisin sot Turqine mike, kane kapur nga koka e kembet ate shtet. Te quash kercenim mesuesit???! Vetem servilat e Tiranes dhe te Prishtines kane bere ate qe asnje shqiptar do te bente: te jepte mikun ne doren e hasmit. Turp.

    Përgjigju
    • Llesh: 12/02/2020 13:21

      Jam 100 perqind dakort me ty. Kjo tregon edhe integritetin e ketyre qe kemi ne pushtet. Nuk ka asgje socialiste te kjo qe na perfaqeson ne qeveri. Ulje taksash per te pasurit , asnje incentive per arsimin publik, asnje perparim ne fushen e shendetit publik, mos marrje pergjegjesie per administrimin e buxhetit publik. Shto dhe ketu dhe mbeshtetje ndaj autokrateve si Erdogani.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë