Ruçi pret Ministrin e Jashtëm turk, Çavuşoğlu: Ndërtimi i 500 shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti fillon në fund të shkurtit

Ruçi pret Ministrin e Jashtëm turk, Çavuşoğlu: Ndërtimi i 500 shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti fillon në fund të shkurtit

Ruçi dhe ministrin e Jashtëm të Turqisë, Çavuşoğlu gjatë takimit

1581510168_ruc.jpeg

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, priti sot Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas zyrës së shtypit, Ruçi vuri në dukje se marrëdhëniet politike midis të dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe zhvillohen në një mirëkuptim të plotë.  

Dialogu politik, marrëdhëniet miqësore, shkëmbimet e shumta e intensive kanë fuqizuar partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimit institucional në të gjitha fushat dhe nivelet.

Bashkëpunimi ekonomik, shkëmbimet tregëtare dhe investimet turke në Shqipëri po rriten. Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur dhe do të mbështesë fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Kryetari i Kuvendit i shprehu Ministrit Çavuşoğlu mirënjohjen për mbështetjen për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit si edhe solidaritetin për popullin turk dhe familjet e dëmtuara nga tërmeti i 24 janarit në Turqi.

Çavuşoğlu falenderoi për vlerësimet dhe mbështetjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe i transmetoi përshëndetjet e përzemërta vëllazërore të Presidentit Erdogan dhe Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Şentop.

“Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm strategjik i Turqisë dhe kontributi për paqen, sigurinë dhe stabilitetin nuk varen nga madhësia e vendit, por nga vendosmëria për këto kauza. Ne do të mbështesim rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat dhe investimet prej 3.5 miliard USD në Shqipëri do të pasohen nga të tjera në të ardhmen”, është shprehur ministri I Jashtëm.

Ai gjithashtu u shpreh se Turqia do të marrë pjesë në mbledhjen e donatorëve dhe do të nxisë vendet pjesëmarrëse për rritjen e kontributeve të tyre për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e rindërtimit.

“Ndërtimi prej Turqisë i 500 njësive të banimit për familjet e pastreha prej tërmetit të 26 nëntorit do të fillojë në fund të muajit shkurt.

Përpjekjet dhe kontributi ynë për njohjen dhe rritjen e rolit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare do të rriten”, tha ministri Mevlüt Çavuşoğlu.

Ruçi dhe ministrin e Jashtëm të Turqisë, Çavuşoğlu


Lajmi kryesor:

Ministri Çavuşoğlu: Shqipëria jo portë sigurie për gylenistët, kthejini në Turqi! Nënshkruhen 3 marrëveshje


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan