Ministri i Jashtëm Igli Hasani vizitë 3 ditore në Indi: Synojmë zgjerimin e marrëdhënieve në zhvillimin e projekteve strategjike

Ministri i Jashtëm Igli Hasani vizitë 3 ditore në Indi: Synojmë zgjerimin e marrëdhënieve në zhvillimin e projekteve strategjike

Igli Hasani, ministër i Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur sot drejt Indisë ku do të zhvillojë një vizitë pune 3 ditore.

I ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë, Ministri Hasani do të marrë pjesë në edicionin të 9-të të "Raisina Dialogue", si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe e shumëpalëshe.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Hasani do të takohet me kryeministrin Arvind Kejriëal, Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Dr.S. Jaishankar, drejtues të kompanive më të mëdha indiane në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, arsimit etj.

Vizita e Ministrit Hasani në Indi është tregues i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Indisë, dhe synon të çojë përpara këtë miqësi tradicionale mes dy vendeve të bazuar në të njëjtat vlera, në kontekstin e ri historik.

Gjithashtu synohet zgjerimi i marrëdhënieve me Indinë në zhvillimin e projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacionin, farmaceutikë, softuer, turizmi dhe sektorë të tjerë.

India është një partner tregtar i rëndësishëm i Shqipërisë, furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 24.9 % më shumë se një vit më parë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare