Ministri i Jashtëm italian Di Maio: Faleminderit për ndihmën që na keni dhënë, nuk do ta harrojmë kurrë

Ministri i Jashtëm italian Di Maio: Faleminderit për ndihmën që na keni dhënë, nuk do ta harrojmë kurrë

Ministri i jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka falenderuar të gjitha vendet që i kanë ardhur në ndihmë Italisë, në këto ditë të vështira pas përhapjes së COVID-19, ku një ndër prej tyre është dhe Shqipëria. Di Maio në një reagim në rrjetet sociale shkruan se ndihma në këto ditë të vështira nuk do të harrohet kurrë.

‘Mjekë, infermierë dhe operator të shëndetit publik, po bëjnë turne torturuese gjatë këtyre javëve për të shpëtuar jetë njerëzish. Këta njerëz po pushojnë vetëm pak kohë gjatë darkës dhe pse gjatë ditëve të fundit numri i të prekurve është ulur, por ka ende punë për të bërë’.

Di Maio shkruan se vijon të shtohet lista e shteteve që po ndihmojnë Italinë në këto ditë të vështira,

Për t’i dhënë mbështetje grave dhe burrave që punojnë në spitalet tona po sjellim personel mjekësor dhe nga jashtë. Sot janë rreth 330 mjekë dhe infermierë të ardhur nga vënde të ndryshme që po ndihmojnë bluzat e bardha, në spitalet e ndryshme të vendit. Përveç këtyre vendeve shtete të tjera po shtohen shtete të cilat ndihmojnë me maska dhe shumë gjëra të tjera shëndetsore’.

Në fund mesazhi që ministri i Jashtëm i Italisë ka dhe një mesazh:

Falemnderit nga zemra, nuk do të harrojmë kurrë ndihmën tuaj!’

Një prej vendeve që ka ndihmuar me staf mjekësor është dhe vendi ynë i cili vetëm 2 ditë më parë ka dërguar rreth 60 infermierë në shtetin fqinj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DAJ CENI: 22/04/2020 18:29

    Ministri i jashtem Italian Simboli i nje populli me zemer te madhe. Faleminderit Luigi Di Maio per mbeshtetjen qe i ke dhene Shqiperise. Sei un Albanese vero.Grazzie

    Përgjigju
    • Agron: 23/04/2020 10:29

      Shqiperia nuk ka bere gje fare krahasim sana ka ndihmuar ne italia

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë