Ministri i Jashtëm pret homologun hungarez: Presidenca e Këshillit të BE ka si prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor! Do intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh

Ministri i Jashtëm pret homologun hungarez: Presidenca e Këshillit të BE ka si prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor! Do intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh

Peter Szijjarto dhe Igli Hasani

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim dypalësh me homologun hungarez Peter Szijjarto. Në një deklaratë të përbashkët për mediat Hasani nënvizoi se Szijjarto ka kontribut të vyer për zgjerimin dhe thellimin e prekshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë. Hasani uroi homologun e tij për marrjen e kryesisë së Presidencës së radhës së BE nga Hungaria.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi ekonomik, Hasani tha se Hungaria e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë.

‘Bashkëpunimi politik Shqipëri-Hungari mbetet në nivele të larta. Bashkëpunimi ekonomik, Hungaria e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë.’- tha Hasani.

Sa i takon integrimit në BE, Hasani theksoi se presidenca hungareze e Këshillit të BE-së, ka prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor.

‘Presidenca hungareze e Këshillit të BE, prioritet integrimit të Ballkanit Perëndimor. Vizioni strategjik i Hungarisë për rajonin, i frytshëm për përshpejtimin e procesit integrues. Bashkëpunimi shumëpalësh, konstatuam rritjen e ndërveprimit në mjaft çështje. Të angazhuar për instensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh.’- u shpreh Hasani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

GJKKO heq sekuestron ndaj 5 pronave të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri

GJKKO heq sekuestron ndaj 5 pronave të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri