Pas akuzave të presidentit malazez për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet e mbajtura të dielën në vend dhe në destabilizimin e situatës, ka reaguar ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, i cili theksoi se ndryshe nga liderët shqiptarë në rajon, të cilët dhanë mesazhe të shumta për votimet në rajon, Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Vuçiç nuk i ftoi qytetarët e Malit të Zi të votojnë sic bëri kryeministri Rama me të tjerët, dhe kjo, sipas Milo Đukanović, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme. Serbia nuk është e interesuar për çështjen e qeverisë në Mal të Zi, ne jemi të interesuar vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb, të cilët përbëjnë 29% të popullsisë aty, si dhe për pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe, pronave dhe vendeve të shenjta të së cilës u sulmuan nga autoritetet malazeze“ - tha Dacic për median vendase ‘Tanjug’.
Ai gjithashtu pyeti pse Gjukanoviçin e “shqetëson”, siç tha ai, “trekëndëshi i Serbisë së Madhe, Beogradi- Banja Luka dhe Podgorica” dhe “nuk e shqetëson, madje e mbështet atë, katërkëndëshi i madh shqiptar” – Tirana- Prishtina- Shkupi dhe Podgorica.
Daçiç, po ashtu e quajti të turpshme akuzën e Gjukanovic-it, pasi në fakt vetë Mali i Zi është përfshirë në çështjet e Serbisë, sa kohë ata kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.2%
-
Të gabuar
52%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2158
Lajme të tjera
-
Betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç: Ndryshimi strukturës politike, ngjall shpresë
20 Maj, 10:45
-
Nesër betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Gjukanoviç në konferencën e fundit si kreu i shtetit: Nuk do largohem nga politika
19 Maj, 15:34
-
Opozita akuza PS-së: Vodhët zgjedhjet! Balla: Foltores së Berishës i ka mbetur shkopi pa flamur! Miratohet marrëveshja për ndërtimin e Urës së Bunës
18 Maj, 08:04
-
Prokuroria në Mal të Zi heton mënyrën e jetesës së funksionarëve
13 Maj, 17:01
-
Fluks emigrantësh, FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë
11 Maj, 16:49
-
UEFA dënon Serbinë për thirrjet anti-Kosovë
10 Maj, 16:40
-
Partitë pro-ruse iniciuan tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi
4 Maj, 12:37
-
Ballafaqimi Gërvalla- Daçiç në Këshillin e Sigurimit: Krejt çka ndodhi dje në OKB
28 Prill, 09:25
-
Report Tv në vendin ku pritet të ndërtohet Ura e re e Bunës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi
25 Prill, 17:07
-
A po shkelet marrëveshja e Ohrit nga Serbia? Daçiç në Strasburg për ‘të ndalur’ pranimin e Kosovës në KiE: S'ka mbushur obligimet e veta
18 Prill, 13:36
-
Ministri i Jashtëm serb, Daçiç: Nuk shkoj në Strasburg nëse iniciohet procedura për pranim të Kosovës në KiE! Të pranojnë asociacionin
17 Prill, 19:49
-
Banka Botërore: Shqipëria dhe Mali i Zi me pabarazinë më të lartë në Rajon, fenomeni po rritet
13 Prill, 12:51