Pasi vendosi që ta quaj sulmin e Rusisë 'luftë', Turqia sinjalizon se mund të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për marinën ruse

Pasi vendosi që ta quaj sulmin e Rusisë 'luftë', Turqia sinjalizon se mund të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për marinën ruse

Turqia ka thënë se do të zbatojë kushtet e një marrëveshjeje ndërkombëtare që mund ta bëjë atë të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për Marinën Ruse.

Më herët ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia ka vendosur që pushtimi i Rusisë në Ukrainë është një "luftë". 

“A është ky një konflikt apo një luftë? Ne vendosëm për këtë. Neni 19 i Konventës së Montreux është shumë i qartë. Kjo është një luftë.” tha ai   

Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.

Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi - si Rusia - në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse vetë Turqia kërcënohet.

Turqia, e cila është një aleate e NATO-s, por është gjithashtu e varur nga Rusia për energjinë dhe turizmin, e kishte quajtur më parë sulmin e Rusisë të papranueshëm, por nuk e quajti situatën një luftë.

Dje Turqia tha se ende nuk kishte marrë një vendim në lidhje me mbylljen e ngushticave të saj midis Mesdheut dhe Detit të Zi për kalimin e anijeve luftarake ruse pavarësisht një pretendimi të mëparshëm nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Pas sulmit të Rusisë, Ukraina i ka kërkuar Turqisë që të mbyllë Bosforin dhe Dardanelet për anijet ruse.

“Ne bëjmë thirrje që hapësira ajrore, ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve të mbyllen. Kërkesën tonë ia kemi përcjellë palës turke. Në të njëjtën kohë, duam vendosjen e sanksioneve ndaj palës ruse”, tha ambasadori Vasyl Bodnar në Ankara.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi