Ministri i Jashtëm finlandez takon Cakaj: Jemi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm finlandez takon Cakaj: Jemi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Në një takim me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë të Shqipërisë Gent Cakaj, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës Timo Soini ka deklarauar se Finlanda mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Gjatë takimit, në Helsinki të Finlandës, ministri i Jashtëm Soini konfirmoi se vendi i tij do të përpiqet jo vetëm të jetë votues në favor të këtij vendimi, por edhe lobues pranë shteteve të tjera. 

Ministri në Detyrë Gent Cakaj shprehu mirënjohje ndaj ministrit Soini për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe tha se shpreson në vijimin e kësaj mbështetjeje edhe gjatë Presidencës së ardhshme të Bashkimit Evropian nga ana e Finlandës në korrik 2019. 

Soini vlerësoi gjithashtu progresin e bërë deri tani në drejtim të plotësimit të prioriteteve kryesore dhe inkurajoi për vazhdimin e reformave në vend.

Dy ministrat, Cakaj dhe Soini, diskutuan gjithashtu për bashkëpunim të mëtejshëm dypalësh në kuadrin e politikës së jashtme dhe ekonomisë. 

Më herët Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj zhvilloi një takim me eks​ponentë të rëndësishëm të Organizatës për Politika të Jashtme të Finlandës Paasikivi. Takimi me kryetarin e organizatës dhe anëtarë të tjerë të saj, ku përfshihen ish-kryeministra, presidentë etj, u përqendrua në përparimin e Shqipërisë në integrimin evropian dhe zhvillimet në rajon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja