Ministri i Kosovës vihet në siklet
s'lexon dot fjalimin në anglisht/VD

Ministri i Kosovës vihet në siklet<br />s'lexon dot fjalimin në anglisht/VD<br>
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani, është ndjerë jo pak në siklet kur në Komisionin për Udhëtime – organizatë që promovon turizmin në Europë – nuk ka qenë në gjendje të lexojë fjalimin në anglisht. 

Pasi ka dështuar në përpjekjen për të lexuar në gjuhën angleze, Bajrami ka filluar të lexojë në shqip, por drejtori ekzekutiv i ETC, Eduardo Santander, ka kërkuar nga Hasani që ta thotë fjalimin e tij në një gjuhë tjetër, pasi nuk ka pasur përkthim nga gjuha shqipe.

“Kam frikë se nuk ka përkthim nga shqipja, prandaj a do të mund të flisnit mbase në anglisht, apo në një nga gjuhët tjera zyrtare”, ka thënë Santander. Ministri e ka pasur fjalimin e tij të shkruar në anglisht, por megjithatë nuk ka arritur ta lexojë vet. Në ndihmë i kanë ardhur disa delegatë të tjerë të cilët janë munduar që ta lexojnë fjalimin për ministrin./Telegrafi/

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar