Ministri i kulturës ukrainase: Bojkotoni Çajkovskin dhe kulturën ruse deri në fund të luftës

Ministri i kulturës ukrainase: Bojkotoni Çajkovskin dhe kulturën ruse deri në fund të luftës

1670412945_jhsabd.PNG

Ministri i kulturës i Ukrainës, Oleksandr Tkachenko, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të bojkotojnë kulturën ruse, duke kërkuar që shfaqjet e muzikës së Çajkovskit dhe kompozitorëve të tjerë rusë të ndërpriten deri në fund të luftës.

Për The Guardian, zyrtari i Kievit argumentoi se një "bojkotim kulturor" nuk do të përbënte "fshirjen e Çajkovskit", por do të nënkuptonte "pezullimin e shfaqjes së shfaqjeve të tij derisa Rusia të ndalojë luftimet e tij, raportojnë mediat e huaja.

Sipas Tkachenko, një zgjedhje e tillë është e drejtë pasi lufta është "një betejë qytetëruese mbi kulturën dhe historinë" në të cilën Rusia në mënyrë aktive "po përpiqet të shkatërrojë kulturën tonë" duke këmbëngulur se të dy shtetet do të përbënin një komb të vetëm.

Shumë figura kulturore në Ukrainë kanë thënë se shteti rus po shfrytëzon në mënyrë aktive trashëgiminë e tij artistike gjatë konfliktit, ku si psh., disa tabela në Kherson të pushtuar nga Rusia shfaqnin imazhe të Pushkinit, me tekste që i referoheshin lidhjes së poetit rus me qytetin.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës