Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami
pushon nga puna 37 inxhinierë

TIRANE - Kur kanë dalë në korridore apo janë bërë gati të mbyllin ditën e punës, 37 punonjës të Institutit të Studimeve dhe Projektimeve, në Ministrinë e Mbrojtjes, kanë vërë re një njoftim, sipas të cilit, në fund të muajit shkurt 2013, atyre do t’u ndërpritej puna. Njoftimi i ngjitur në ambientet e zyrave të punonjësve në fjalë, mban datën 26 nëntor 2012, ku sqarohet se për 37 persona, vendi do të suprimohet, për shkak të reformimit të strukturës. Pak më vonë, është publikuar edhe lista e atyre që do të largohen nga puna.

Pas kësaj, ata kanë ardhur në redaksinë e “Shqiptarja.com”, ku dhe kanë denoncuar, sipas tyre, “heqjen pa të drejtë nga puna dhe shkeljen e ligjit”. 37 punonjësit e Institutit të Studimeve dhe Projektimeve i kanë dërguar një peticion Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, Presidentit Bujar Nishani, në cilësine e Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe Avokatit të Popullit. Por, deri dje, vetëm nga ky i fundit kanë marrë një përgjigje për ankesën e tyre.

NJOFTIMI

Ka qenë data 26 nëntor 2012, kur 37 punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë mësuar se më 28 shkurt 2013, do të shkëpusnin marrëdhëniet e punës me këtë institucion. Sipas punonjësve të këtij instituti, të cilët denoncuar problemin e tyre në “Shqiptarja.com”, njoftimi për pushimin nga puna është shpallur në murin e institucionit dhe punojësit nuk kanë marrë asnjë njoftim me shkrim. Ata janë njoftuar për pushimin nga puna me anë të një liste të vendosur në institucion, po në datën 26 nëntor, krahas njoftimit.

Ndërsa me një njoftim shtesë, atyre u është thënë, thuhet se do të jenë në punë dëri më datën 28 shkurt të vitit 2013. Por, siç pretendojnë ata vetë, pushimi nga puna i tyre bie ndesh me nenin 144 dhe 148 të Kodit të Punës. Në nenin 148 thuhet, se “kur bëhet pushimi kolektiv nga puna, punëdhënësi është i detyruar të bëj bisedim me sindikatat. “Kur do të bëjë pushime kolektive nga puna, punëdhënësi është i detyruar të bëjë konsultime me sindikatën, e njohur si përfaqësuese e punëmarrësve ose në mungesë të saj, me vetë punëmarrësit, me qëllim që të arrihet marrëveshja. Konsultimet duhet të fillojnë të paktën 20 ditë para zgjidhjes së kontratës së punës” thuhet në nenin 148. Sipas punonjësve, me sindikatat dhe me ta, nuk është bërë asnjë bisedë.

Madje, atyre nuk u është dhenë asnjë shpjegim për këtë pushim edhe pse ata kanë kontrata të rregullta pune. Në njoftimin e drejtorisë, i cili mban vulën e institucionit shkruhet: “Njoftojmë të gjithë punonjësit e Institutit të Studimeve e Projektimeve të Mbrojtjes, se do të kalohet në strukturë të re dhe se do të këtë reduktim të funksioneve organike, për rrjedhojë 37 veta do të humbasin vendin e punës dhe nuk do të emërohen në strukturën e re”.

ANKESA

Punonjësit e institutit i kanë dërguar një letër Kyeministrit, Presidenti, Minsitrit të Mbrojtes dhe Avokatit të Popullit, po u është kthyer një përgjigje vetëm nga Avokati i Popullit. Punonjësit e pushuar shprehen se, “në Ministrinë e Mbrojtjes janë bërë prokurimet për projektimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë (SHQUP), hoteli i oficerave (ESKU), të cilat i janë dhënë një firme italiane në një kohë, kur Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Ministrisë së  Mbrojtjes (ISPMB) diskutohet për ta shkatërruar. “Vetëm tarifa e projektimive të këtyre objekteve mbulonin pagat e 54 punonjësve për 2 vjet.

Sipas drejtueseve të ministrisë, punonjësit e insitutit nuk janë mirë me prokurimet”, thonë punonjësit. Ata shprehen gjithashtu, se kjo nuk është e vërtetë, pasi prokurimet e objekteve i kanë bërë firmat private dhe kanë marrë ciklimin tek drejtuesit e insitutit dhe jo tek specialistët përkatës. Punonjësit shprehen se shkurtimi i tyre është bërë vetëm për të justifikuar punën dhe prokurimet e firmave, për të marrë fitimet përkatëse. Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Mbrojtjes shërben për t’u përgjigjur interesave dhe nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kryerjen e studimeve dhe projektimeve të veprave në fushën e mbrojtjes. Ky institut është krijuar që në vitin 1975.

lista e te larguarve nga puna

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime