Ministri i Mbrojtjes së Letonisë 
Raimonds Vējonis vizitë në Maqedoni

SHKUP (AA) – Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Raimonds Vējonis, i cili prej dje qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, gjatë ditës së sotme do të takohet me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov, ndërsa do të realizojë një takim kokë me kokë me homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski, raporton Anadolu Agency (AA).

Me praninë e delegacioneve të të dy vendeve, dje Jolevski dhe Vējonis kanë realizuar një takim, ku kanë shkëmbyer mendime për situatat aktuale politike dhe gjeostrategjike në rajon dhe më gjerë. Takimet dy palëshe vlerësohen si të shkëlqyeshme dhe paralajmëruan vazhdim të bashkëpunimit në mbrojtje.

Ministri Vējonis shprehu ngushëllime për viktimat e ngjarjeve në Kumanovë dhe theksoi se Letonia prej kohësh i ka mbështetur përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Ai përkujtoi se Letonia ka kryesim me Këshillin e BE-së dhe theksoi rëndësinë për pranimin e anëtarëve të rinj të cilët, siç tha ai, i ndajnë të njëjtat norma dhe vlera me Letoninë, si dhe të cilët punojnë ndaj realizimit të kritereve të nevojshme për hyrje. Ministri letonez theksoi se Letonia e mbështet integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Nga ana tjetër, gjatë takimit ministri maqedonas, Zoran Jolevski, tha se ky takim është vetëm një shtysë shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dy palësh, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve. Ai poashtu shprehu mirënjohje deri tek homologu i tij për mbështetjen nga Letonia për Republikën e Maqedonisë, që të arrijë aspiratat e saj për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Ministri Jolevski shtoi se gjatë takimit, ai homologut të tij i ka paraqitur argumentet në lidhje me pyetjen se pse Maqedonia së shpejti duhet të marrë një ftesë për anëtarësimin e saj në NATO. “Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është mirë për stabilitetin dhe prosperitetin jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin dhe këtë pjesë të Evropës”, u shpreh ai.

Në kuadër të vizitës, ministri Vējonis do të vizitojë Regjimentin për operacione speciale në kazermën “Ilinden” në Shkup. Sipas paralajmërimeve, ministri i Letonisë, Raimonds Vējonis do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, Emil Dimitrev dhe me anëtarët e Komisionit në fjalë./Anadolu agency/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu