
Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Jakob Ellemann-Jensen, tha se Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë avionët luftarakë të tipit F-16 vetëm në tërritorin e tij.
"Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë avionë luftarakë F-16, të synuar për t'u dorëzuar në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda, vetëm në territorin e saj", tha ministri danez i Mbrojtjes, Jakob Ellemann-Jensen.
Ai gjithashtu shtoi se ata dhurojnë armë vetëm me një kusht që ato të përdoren për të dëbuar Rusinë nga territori i Ukrainës.
"Ne dhurojmë armë me kusht që ato të përdoren për të dëbuar Rusinë nga territori i Ukrainës. Dhe jo më tej. Këto janë kushtet, qofshin tanke, avionë luftarakë apo diçka tjetër”, tha Ellemann-Jensen
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ambasada e SHBA në Bjellorusi thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni menjëherë nga Bjellorusia! Zelensky: Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16









