Ministri i Metës sulm PS-së: Hiqni
dorë nga thasët me miell

Ministri i Metës sulm PS-së: Hiqni<br />dorë nga thasët me miell
TIRANE-Sokol Dervishaj, ministri i LSI në ministrinë e Transportit dhe Infrastuktures ashpërson tonet ndaj PS.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kandidati i LSI për Sarandën, Dervishaj ka replikuar me deklaratat e bera nga PS, për infrastukturen rrugore duke akuzuar se me qellim u 'masakrua' buxheti për rrugët, që të bojatiseshin pallate.

“Dhe shpifjet vazhdojnë. Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI. Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja. E megjithatë po punojmë”, shkruan ai.

Shkrimi i Dervishaj

Dhe shpifjet vazhdojnë.
Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI.

Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja.
E megjithatë po punojmë.

Hidhini një sy rrugës Tiranë-Elbasan.
Hidhini një sy Unazës së Madhe në Tiranë.

Nuk po e bën Bashkia, por Ministria e drejtuar nga LSI.

Pyesni drejtuesit tuaj për by-passin e Fierit dhe Vlorës, se mund të mësoni diçka më shumë, se fajtorët I gjeni mes vetes.
Shihni fushat e punuara me mund nga bujqit, të kuptoni se kush flet në erë, e kush punon e u gjendet pranë.

Mos e ngaterroni modestinë tonë me bujën e reklamave tuaja, se fasadave u del shpejt boja, njësoj si kallajit thotë populli.

Për ne Shqipëria është numri 1, sepse shqiptarët kanë nevojë për dinjitet, stabilitet dhe punë të ndershme.

Hiqni dorë nga thasët me miell, se shqiptarët nuk hanë një herë në katër vjet, por kanë nevoje për mirëqenie të përditshme.

Kujtoni si u mbushën birucat me fukarenj e si e ngjitët rininë maleve për hashash.

Prandaj dhe shqiptarët do votojnë ata që flasin pak, e punojnë shumë.

Do zgjedhin numrin 1", shkruan Dervishaj.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime