Komisionin e Burimeve Natyrore teksa ministri i mjedisit Sofjan Jaupaj prezantonte projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Opozita kërkoi informacion nëse do të riparohet defekti në impiantin e Elbasanit, që prej 2023-shit nuk punon.
“Vënia në punë inceneratorit është e domosdoshme. Duhet një vlerësim, një inspektim nga ana e ministrisë suaj se cila është gjendja e inceneratorit? Ju flisni për Hua dhe kredi, por janë shumë lekë të hedhura dhe tani nuk mund ti hedhim inceneratorët për skrap”, pyeti Blendi Himçi deputet i PD-së.
“Ministrisë së Mjedisit nëpërmjet Qeverisë Franceze i është alokuar një financim për të bërë studimin e fizibilitetit dhe vlerësuar edhe impiantin e trajtimit të mbetjeve të qarkut Elbasan. Për të parë gjithë elementet teknikë që përmenden edhe nga kompania e menaxhimit të këtij impiantit, në mënyrë pastaj që të dali me një rezultat final sa i takon edhe mbështetjes financiare për elementin e riparimit. Ky studim do të fillojë në janar dhe do të bëhet edhe nëpërmjet vizitave dhe inspektimeve në terren për këtë element”, përgjigjet ministri Jaupaj.
Po ashtu një tjetër studim po bëhet edhe për të zgjeruar landfillet Elbasan dhe Fier.
“Nëpërmjet agjencisë kombëtare të ekonomisë së mbetjeve ka proceduar me hartimin e projekteve ose më saktë me procedurën për hartimin e projekteve të zgjerimit të landfilleve të Elbasanit edhe të Fierit”, tha Ministri.
Në total për menaxhimin e mbetjeve në vitin që vjen do të përdoren 16 milionë euro, nga të cilat 6 milionë euro janë pjesë e buxhetit të ministrisë ndërsa 10 milionë euro janë transfertë për bashkitë e vendit.
“Kemi një mbështetje buxhetore të pakushtëzuar për këto bashki, për 42 bashki në vlerën totale prej 10 milionë eurosh”, tha Ministri Jaupaj.
“Pse nuk kemi transfer të pakushtëzuara dhe për këto bashkitë e tjera, Vlorën ishte zero për këto për mbetjet ë Finiqi zero, Konispoli zero, Selenica zero”, pyeti deputeti i PS-së Vullnet Sinaj.
“Për shkak të landfillit të ri të shurishtës që është ndërtuar nga KFV-ja ë duke patur edhe standardet më të mira në fakt për momentin në të gjithë territorin e Shqipërisë, dhe ka edhe fazën tjetër mbylljen e vendeppozitimit të vjetër të Vlorës, i cili do kryhet me patjetër para sezonit turistik të vitit 2026”, tha Jaupaj.
Gati 32.3 milionë euro do të ketë në dispozicion ministria e Mjedisit për të shpenzuar në vitin e ardhshëm për menaxhimin e mjedisit, pyjeve, mbetjeve dhe për administrimin e institucionit.
Qeveria shqiptare me mbështetje të Francës do të bëjë një studim fizibiliteti për inceneratorin e Elbasanit për të vlerësuar nëse defekti që ka pësuar ky impiant mund të rikuperohet. Në Komisionin e Burimeve Natyrore, ministri i Mjedisit iu përgjigj pyetjeve të opozitës për vënien në punë të inceneratorëve, sidomos të atij të Elbasantit.
“Vënia në punë inceneratorit është e domosdoshme. Ndaj, mund ta shikoni edhe këtë si pjesë me rëndësi që të bëhet një vlerësim i inceneratorit, se sa shkojnë kostot, sepse edhe sot që ne flasim, por flasim vetëm nga deklarimi i një administratori te Eco Elb. Duhet një vlerësim, një inspektim nga ana e ministrisë suaj se cila është gjendja e inceneratorit? Sa janë kostot që mund të riparohet dhe vihet lëvizje dhe është e udhës që të zgjidhet zgjidhje përfundimtare. Jam pa diskutim, partizan i menaxhimit të integruar të mediave, do të thotë incenerim. Ju flisni për Hua dhe kredi, por janë shumë lekë të hedhura dhe tani nuk mund ti hedhim inceneratorët për skrap”, pyeti Blendi Himçi deputet i PD-së.
“Ministria e Mjedisit nëpërmjet Qeverisë Franceze i është alokuar një financim për të bërë studimin e fizibilitetit dhe vlerësuar edhe impiantin e trajtimit të mbetjeve të qarkut Elbasan. Për të parë gjithë elementet teknikë që përmenden edhe nga kompania e menaxhimit të këtij impiantit, në mënyrë pastaj që të dali me një rezultat final sa i takon edhe mbështetjes financiare për elementin e riparimit. Ky studim do të fillojë në janar dhe do të bëhet edhe nëpërmjet vizitave dhe inspektimeve në terren për këtë element”, përgjigjet ministri Jaupaj.
Komente












Keta te pd edhe te dhjere dhe te japin mend , e di qeveria se si do te mensxhoje plerat , po juve te pd nuk ka landfild qe ju riciklon .
Përgjigju