Për mbetjet dhe menaxhimin e tyre, që është një problem në disa qytete të mëdha, ministri Koka tha se janë ndërmarrë disa hapa, pjesë e të cilës gjithashtu është edhe koncesioni për Landfillin në Durrës dhe ngritja ndërtimin i djegësit termik në Elbasan.
Ministri ndalet edhe te pyjet duke thënë se synohet mbjellja e më shumë se 1 milion fidanë brenda mandatit qeverisës, ndërsa gjendja në 2013 ishte katastrofike, me mbi 40 mijë hektarë të djegura, dhe qindra të dëmtuara.
Zoti Koka pyetjet nëse do jetë kandidat për Bashkinë Durrës në zgjedhjet lokale, përgjigjet duke thënë se e majta do të fitojë pavarësisht kandidatit. Por thekson se më I rëndësishëm është procesi. Më pas ai shton se ndihet mirë në rolin e ministrit, ndërsa ende nuk ka një kandidat nga e majta për Durrësin.
Intervista e plotë me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka