TIRANE – Kthimi i shqiptarëve në vend pas 20 vjetësh emigracion pritet që të rigjallërojë ekonominë shqiptare dhe tregun e punës. Është ky mendimi i ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, që gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me shefen e IOM në Shqipëri, Elisa Tsakiri, me të cilën diskutoi rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e migracionit.
Ministri i Punës tha se janë ngritur 36 sportele pranë zyrës së punës që tashmë ofrojnë mbështetje për informim për emigrantët e kthyer.
“Pritet që kthimi pas 20 vjetësh emigracion i shqiptarëve në vendin e tyre të shoqërohet me rivitalizim të ekonomisë dhe të tregut të punës. Të kthyerit po sjellin me vete jo vetëm kapitalin e akumuluar në vitet e migracionit, por edhe eksperiencën e tyre të vyer veçanërisht në sektorë të rinj të ekonomisë. Bashkëpunimi me IOM për rritjen e kapaciteteve të zyrave të punës dhe të cilësisë së shërbimit në to është i mirëpritur”, deklaroi Ksera.
Nga ana e saj shefja e IOM shprehu gadishmërinë që bashkëpunimi me Ministrinë e Punës të rritet në të ardhmen. “Aktivitetet e përbashkëta të IOM dhe Ministrinë e Punës të fokusuara në nxitjen e emigrantëve për të rritur kontributin e tyre në vend do të vazhdojnë në vendet pritëse të emigrantëve shqiptarë”, theksoi Tsakiri, duke shtuar se “këto aktivitete janë të fokusuara në informimin e disporës për invesim dhe kthim”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com