Ministri i ri britanik Raab do të nisë negociatat me BE-në për Brexit

Ministri i ri britanik Raab do të nisë negociatat me BE-në për Brexit

Ministri i ri britanik, Dominic Raab

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se Sekretari britanik për Brexit, Dominic Raab do të zhvillojë negociata më vonë në Bruksel me shefin e Bashkimit Evropian për largimin e Britanisë nga blloku, Michel Barnier. Raab është emëruar në këtë pozitë pasi David Davis ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste ndaj planeve të kryeministres britanike, Theresa May për tregti.

Tani është në përgjegjësinë e Raab që të vazhdojë bisedimet me Barnier. Ministri britanik ka qenë pjesë e fushatës zyrtare për Brexit, para mbajtjes së referendumit më 2016.Takimi i tyre pritet të ndodhë derisa Komisioni Evropian është duke udhëzuar shtetet tjera të BE-së të përgatiten për Brexit pa marrëveshje.

Në një draft të Komisionit që ka siguruar BBC-ja, vendet e bllokut paralajmërohen se mosarritja e marrëveshjes mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në bizneset evropiane dhe të qytetarët. Në mesin e pasojave përmenden edhe përçarjet në industrinë e aviacionit dhe se mallrat nga Britania do të jenë subjekt i kontrolleve doganore./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë