Ministri i Serbisë i përgjigjet Thaçit 
​për formimin e ushtrisë

Ministri i Serbisë i përgjigjet Thaçit <br />​për formimin e ushtrisë
Pas deklaratave të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashi Thaçi  se Kosova  në fund të këtij vitit do të formojë ushtrinë e saj, ka reaguar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.
 
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Vulin është shprehur se rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara  është e qartë  dhe porositë se nuk do të ketë asnjë presion politik për shkak të së cilës  vetë Serbia do të pranojë formimin e kësaj ushtrie.
 
Ministri i mbrojtjes së Serbisë i është përgjigjur  Presidentit Thaçi duke u shprehur se:
 
“Nuk ka organizatë, nuk ka fuqi dhe presion politik për shkak të të cilit do të pranojmë që të krijohet një forcë e armatosur, e cila do të jetë nën komandën e huaj, forcë e cila do të kërcënojë edhe vetë Serbinë qendrore dhe serbët në hapësirën e Kosovës”
, ka përfunduar ministri i Mbrojtjes së Serbisë.
 
 
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre