Ministri i Shëndetësisë Spahn: Gjermania e hapur për përdorimin e vaksinave kineze dhe ruse kundër COVID-19, nëse aprovohen nga EMA
Foto ilustruese e vaksinës anti-COVID
GJERMANI- Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se Gjermania nuk ka asnjë pengesë dhe është e hapur për përdorimin e vaksinave anti-COVID të prodhuara në Kinë dhe në Rusi, Sinopharm dhe Sputnik V nëse BE-ja i miraton ato.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn ka lënë të kuptohet se vaksinat e koronavirusit nga Kina dhe Rusia mund të përdoren në Evropë për të kapërcyer deficitin aktual të dozave.
“Pavarësisht nga vendi i prodhimit, nëse vaksinat janë të sigurta dhe efektive, ato mund të ndihmojnë në përballimin e pandemisë”, tha Spahn tha ai të dielën në një intervistë, duke shtuar se ato më parë duhet të miratohen nga EMA.
Ministri tha se ai nuk sheh ndonjë pengesë themelore për përdorimin e vaksinave kineze dhe ruse kundër COVID-19.
Rusia njoftoi të premten se do të ishte në gjendje të furnizonte me 100 milion doza të vaksinës së saj Sputnik VBE-në në tremujorin e dytë të vitit, e cila do bëjë të mundur vaksinimin e rreth 50 milion njerëzve. Kërkesa për aprovimin e vaksinës tashmë është dorëzuar në EMA.
Spahn shprehu gjithashtu se pandemia do të vihet nën kontroll gjatë vitit dhe se nuk do të ketë përvjetorin e saj të dytë.
Kjo deklaratë e ministrit të shëndetësisë kanë ardhur si pasojë e vonesave të furnizimit me vaksina nga dy kompanitë farmaceutike BionTech me Pfizer dhe Moderna.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3017
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
BE 30 miliardë € për Ukrainën vitin tjetër! Costa: Koha për ta forcuar
20 Dhjetor, 08:47
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor, 16:56
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor, 16:07
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor, 22:53