Ministri gjerman i Shëndetësisë Spahn: Në favor të vendit marrëveshja me Rusinë për vaksinën anti-COVID Spuntik V
Vaksina anti-COVID, Sputnik V
GJERMANI- Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, tha se do të ishte në favor të vendin në përballimin e luftës kundër COVID-19, nëse do të nënshkruhej një marrëveshje me Rusinë, për vaksinën Sputnik V.
Ai gjatë fjalës së tij tha se janë në kontakte të vazhdueshme më Rusinë lidhur me vaksinat.
“Unë mendoj se duhet të lidhim një kontratë për Sputnik V nëse Bashkimi Evropian nuk bën diçka lidhur me shpërndarjen e vaksinave”, tha Spahn.
Ministri i shëndetësisë tha se kushti i vetëm sipas tij për lidhjen e kontratës është se kompania farmaceutike, duhet të publikoi detaje lidhur me numrin e vaksinave që mund të prodhoi.
Mendimi për lidhjen e një kontrate me Sputnik V, erdhi pasi ai tha se nuk ka mjaftueshëm vaksina për të ndaluar valën e 3 të COVID-19 në Bashkimin Evropian.
Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 2,628,629, ndërkohë që ai i viktimave është 74,878 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Fillimisht Gjermania është konsideruar një ndër shtetet evropiane që janë përballur më mirë me pandeminë, po pavarësisht masave anti-COVID dhe vaksinimeve në vend situata epidemiologjike në vend gjatë valës së dytë nuk është e stabilizuar.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
68.4%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 1001
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit
7 Janar, 20:42
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri
7 Janar, 16:12
-
Të gjithë kundër Elon Musk
7 Janar, 15:47
-
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
7 Janar, 08:35