Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha se është e papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose indirekt me aktorët e huaj (nga rajoni apo pjesa tjetër e botës) në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi, duke ju referuar deklaratave të ministrit të Mbrojtjes në Serbi.

Në rrjetin social X, ish-Twitter, Milatoviç theksoi se mbledhja e 28-të e Kuvendit është pasqyrë e vullnetit të qytetarëve të Malit të Zi, të cilët sipas Kushtetutës janë bartës të sovranitetit.

“Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe në prioritetet programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit jetësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës”, shkroi Milatoviç.


Lajmi kryesor:

Kërcënimet e Serbisë për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Rama: Të rrezikshme, s'mund të lejojmë askënd të na tërheqë mbrapa në të shkuarën