Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në daljë të Fushë-Krujës ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet.
Referuar të dhënave paraprake, 19-vjeçari Irdi Laçi është përplasur nga një mjet tip fuoristradë teksa po shtynte një ‘Mercedes’ që ishte fikur në mes të rrugës.
Sakaq, shoferi i fuoristradës është arrestuar nga policia, B. M., 33 vjeç, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë: arrestuan shtetasin B. M., 33 vjeç, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë–Ura e Gjolës, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin shtetasin I. L., 19 vjeç, i cili po ndihmonte një shtetase për të hequr automjetin e saj nga rruga. Si pasojë e përplasjes 19-vjeçari ka humbur jetën në spital.', njoftoi policia.
Komente










