Nesër ministri italian i Bujqësisë Tiranë, pritet nga Krifca! Në fokus thellimi i bashkëpunimit, nënshkruhet edhe memorandum mirëkuptimi

Nesër ministri italian i Bujqësisë Tiranë, pritet nga Krifca! Në fokus thellimi i bashkëpunimit, nënshkruhet edhe memorandum mirëkuptimi

Frida Krifca dhe Francesco Lollobrigida

Ministri italian i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Republikës Francesco Lollobrigida do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e hënë në Tiranë, me ftesë të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Vizita e ministrit Italian Lollobrigida, vjen pas vizitës të ministres Krifca në Itali, në fillim të dhjetorit të kaluar, ku gjatë takimit mes tyre homologët ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme për të dy vendet si mundësia e rritjes së prezencës së produkteve shqiptare në tregun italian, rritja e potencialit të bashkëpunimit për ullirin apo edhe lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perime.

Këto tema por edhe mjaft pika të tjera të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve do të risillen në tryezën e bisedimeve këtë herë në Tiranë, ku ministri Lolobrigida do të ketë takim me ministren Krifca dhe me delegacionet respektive.

Ministrja Krifca dhe Lolobrigida pritet të konkludojnë me një memorandum mirëkuptimi mes institucioneve që drejtojnë për bashkëpunim në disa fusha të rëndësishme mes të cilave promovimi i  mundësive tregtare dhe investuese për bizneset, veçanërisht në sektorët e agroindustrisë dhe të përpunimit të ushqimit, nxitja në shkëmbimin e përvojave në sektorin e kultivimit të ullirit dhe përpunimin  e vajit, vreshtarinë dhe prodhimin verërave, si dhe në fushën e prodhimit të bagëtive për bulmet dhe mish; promovimi i bashkëpunimit bashkëpunimin teknologjik në fushën e mekanizimit bujqësor dhe teknikave agronomike si dhe aspekte të tjera.

Ministrit do të ketë edhe disa takime me biznesin italian në vendin tonë, por edhe me prodhues vendas të verës dhe të ullirit. Në fokus të bisedimeve në takimin dypalësh me homologun italian, ministrja Krifca do të ketë zgjerimin e tregjeve për eksportet shqiptare si dhe mbështetjen për programet shqiptare të zhvillimit rural.

Vizita e ministrit italian të Bujqësisë përbën zhvillim pozitiv për nxitjen e marrëdhënieve mes palëve edhe në fushën e Bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe lidhjes së partneriteteve të qëndrueshme për zgjerimin e eksporteve shqiptare në tregje të reja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin