Di Maio në Prishtinë: Do të jemi përherë në krah të Kosovës! Do të mbështesim liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian

Dialogu me Serbinë, do ta forcojë Kosovën ndërkombëtarisht, është shprehur kështu ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio, pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.  Lehtësimi nga ana e BE-së dhe mbështetja e fortë nga SHBA është mundësi e madhe historike për të dyja vendet. Kosova nuk ka asgjë që të ketë frikë nga dialogu, përkundrazi do të shpërblejë vetëm në forcimin e saj të statusit në nivel ndërkombëtar”, tha Di Maio.

Di Maio ka inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve rajonale për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe shërbimeve dhe ka siguruar edhe njëherë qytetarët Kosovarë se ai do të jetë në krah të Kosovës në rrugën e integrimit.

“Rrugëtimi i reformave që Kosova duhet të ndërmarrë në anën tjetër është e domosdoshme edhe për të përafruar vendin me Bashkimin Evropian, Italia është plotësisht e bindur se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe do të vazhdojmë që zëri ynë të dëgjohet që konsiderohet në agjendë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës që shpresojmë që do të bëhet sa më shpejt”, tha ai.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Italia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e taksës së të dyfishtë në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies.

Ndërsa lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në mes të ambasadorit të Italisë në Kosovë dhe ministrit të Financave, ministri Di Maio tha se kjo do të ndihmojë kompanitë italiane që të jenë më të pranishme në tregun e Kosovës dhe do t’u lejojë kompanive të Kosovës që shohin Italinë si bazë për ndërkombëtarizimin e tyre dhe integrimin në tregun e përbashkët evropian.

Pas takimit me Gërvallën, diplomati italian u drejtua në Kuvendin e Kosovës ku u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

” vendi ynë ka qenë dhe mbetet mirënjohës për kontributin që Italia ka dhënë Italia për Kosovën. Një qytezë e vogël italiane u bë më e njohur se Roma e Milano, provinca e NATO-s nga ku nisën bombardimet kundër Serbisë. Italia u bë vendi i parë, nga ku u ngrit forca e parë ajrore për shpëtimin dhe liria e popullit tonë”, tha Konjufca.

Ndërkohë që kryeministri Albin Kurti ka theksuar se marrëdhëniet e vendit me Italinë kanë qenë përherë të ngushta, pasi vendi e ka mbështetur dhe i është gjendur për herë në krah Kosovës, duke e njohgur pavarësinë e saj vetëm 4 ditë pas shpalljes.

“ Presim që Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë vizat për Kosovën. Ne besojmë tek miqësia me Bashkimin Evropian. Por siç ka thënë Ciceroni, miqësia e vërtetë është e përjetshme por mosmbajtja e fjalës së dhënë nuk mund të zgjasë përjetë” tha Kurti.

Ndërkohë që siguroi vazhdimin e ruajtjes së identitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“ Është nder për mua që të jem në këtë seancë të demokracisë më të re në Evropë, demokraci që ne i kemi qëndruar përherë pranë. Është vizita ime e tretë në Kosovë dhe duke marrë në konsideratë kushtet nga pandemia COVID-19 tregon vullnetin tonë për të ruajtur dhe krijuar lidhje të fuqishme mes Kosovës dhe Italisë. Ju duhet ta dini gjithmonë se Italia do të jetë në krah tuajin”, tha Di Maio.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës