Ministri Klosi publikon vendimin, ja çfarë do të ndodhë me makinat me mbi 10 vjet përdorim pas 1 janarit

'Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim'. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka publikuar projektligjin e ri që do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. 

Ministri Klosi sqaroi se projektvendimi nuk prek makinat e përdorura mbi 10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019. Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen.

Duke iu referuar pasojave negative të përdorimit të makinave mbi 10 vjet prodhim që e shtynë administratën e mjedisit në përgatitjen e këtij projektvendimi, ministri Klosi përmendi dëmet në shëndetin e njerëve, në mjedis dhe ekonominë e cdo qytetari të shtresës së mesme.

Ka ardhur koha që të vihen disa rregulla të cilat sigurojnë 3 gjëra shumë të mëdha; e para shëndetin e qytetarëve, e dyta të sigurohen njerëzit që të mos manipulohen për të konsumuar të ardhurat e tyre të kufizuara për të shkuar drejt një sistemi i cili i gënjen dhe i manipulon dhe e treta për të krijuar në Shqipëri një ambjent të pastër, një destinacion të vërtetë për njerëzit që duan ta vizitojnë nga pikëpamja turistike.

Blendi Klosi, ministër

Sot është një nga ato ditët kur në të gjithë botën organizohen aktivitete, zgjidhen mënyra të ndryshme sesi komuniteti i ambjentalistëve shprehet për një botë më të mirë ambjentale, për një jetë më të mirë dhe përpiqet që me mekanizma promovues, me mekanizma sensibilizues të cilat çojnë sa më shumë njerëz të dashuruar me mjedisin dhe me një jetë më mirë, të krijojnë aktivitete që flasin për një jetë më të mirë dhe të kemi më pak makina, të kemi më pak ndotje dhe në fund të fundit të kemi më mirë shërbim ndaj qytetarëve. Ne si ministri e Mjedisit kemi vendosur që në këtë ditë të bëjmë një aktivitet me komunitetin e interesuar për një vendimmarrje të re politike që po ndërmarrim e cila kërkon të kufizojë makinat e vjetra që qarkullojnë në vendi n tonë dhe kërkon të kufizojë importimin në Shqipëri në mënyrë çnjerëzore të të gjithë kontigjentit të makinave të përdorura në vendet e Bashkimit Europian.
Ajo që duam të bëjmë sot, që po kalojmë në qeveri, është një vendimmarrje për të bllokuar makinat të cilat .janë në në një moshë më të madhe sesa 10 vjet. Kam kuptuar që në këtë vit që ne kemi bërë këtë diskutim ka pasur shumë komente dhe prandaj jemi këtu për të bërë një diskutim të hapur me komunitetin tuaj, të bëjmë një diskutim të hapur përsa i përket të mirave dhe të këqijave, të komuniteteve që ka kjo nismë dhe për të qenë ballëhapur para qytetarëve për t’u thënë që e gjtha kjo bëhet vetëm për njerëzit e thjeshtë. Komuniteti i menaxhimit të biznesit të makinave ka negativitet për këtë nismë pasi ata mendojnë që duhet të vazhdojë të bëhet tregtia e makinave pa asnjë kriter, dhe ne këtë e mirëkuptojmë se është një komunitet që e bën këtë biznes dhe ne duhet t’ua shprejgojmë. Komuniteti i atyre që merren me riparimin e makinave janë shumë të lumtur që kjo të mos bë het, pasi vazhdojnë që makinat e vjetra të riparohen e riparohen dhe kosto që shkon te qytetarët e thjeshtë, vazhdon e rritet. Edhe ata janë kundër kërsaj nisme dhe ne këtë e mirëkuptojmë. Ai është një komunitet që vendos disa rregulla të reja dhe e ka të vështirë të futet në një botë shumë të formalizuar dhe më me objektiva kryeosre. Komuniteti që shet karburantin është kundër kësaj nisme, 100%, është kundër kësaj nisme se një makinë 15- vjeçare konsumon 3 herë më shumë karburant se një makinë e cila është brend a me afatet normale të tregtimit të makinave. Prandaj thashë që këto janë komunitete të cilat do të nxjerrin argumentat e tyre kundër. Por ajo që dua të diskutojmë është pse janë të mira , pse është i mirë ky mekanizëm për shtresën e mesme dhe më poshtë se kaq në shoqëri. Në radhë të parë ne flasim për shëndetin dhe kur bëhet biseda për shëndetin nuk ka nevojë që të bësh asnjë bisedë tjetër, Kur flitet sesa shumë janë shtuar problematikat e sëmundjeve në vetëm vitet e fundit në vendin tonë që vijnë nga ndotja e ajrit, nga makinat në vendin tonë nga viti 2012 në 2015 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ne kemi 23% më shumë sëmundje të njerëzve nga ndotja . Dhe për këtë ne duhet të marrim venprime drastike për të kufizuar ndotësit dhe prandaj marrim këtë mekanizëm drastik sepse duam që të reduktojmë në maksimum ndotjen e ajrit. Në bazë të statistikave që janë tashmë të njohura nga të gjithë, një makinë e cila ka kaluar 10- vjeçarin, shkon 15-20 vjet aq sa fatkeqësisht është mosha mesatare e të gjithë parkut të makinave që janë në vendin tonë, 20 vjet është një normë që nuk e ka asnjë vend i Europës, ne jemi në makinat që ndosin 3 herë më shumë se një makinë normale. Po të flasim përsa i përket se ne mendojmë që është për për njerëzit e thjeshtë që nuk kanë mundësi ekonomike është se duke marrë një makinë mbi 15 vjet që nuk i mbetet më shumë se 2-3 vjet për të qenë në funksion atëherë ky qytetar merr një makinë me një vlerë të caktuar të cilën pas 2 -3 vjetësh i takon që ta hedhë për skrap dhe fatkeqësisht në parkun e makinave sot ekzistojnë rreth 550 mijë makina nga të cilat një numër i konsiderueshëm i tyre, janë futur në Shqipëri vetëm për t’u transformuar në skrap. Vazhdojmë sot nga informacionet që kemi nga Drejtoria e Doganave që janë një numër i konsiderueshëm makinash që futen në Shqipëri vetëm për t’u demontuar. Pasi ka një kosto në Bashkimin Europian dhe vijnë në Shqipëri. A mund të pranojmë ne, një shoqëri që do të futet në BE, që e ndien veten kaq shumë të civilzuar, të emancipuar, të kemi përsëri makina që futen në Shqipëri sepse Shqipëria është vendi i përshtatshëm për të qenë një pikë e madhe grumbullimi skrapi? Këtë nuk mund ta pranojmë ne, kjo është një politikë që shkon drejtpërdrejtë te njerëzit e thjeshtë. Për ta bërë fare më të thjeshtë bisedën për ata njerëz që na ndjekin dhe që janë të interesuar për këtë mekanizëm. Kjo është një politikë e cila do të krijojë në Shqipëri standarte të vërteta të funksionimit të botës së lëvizjes me makina. Ky është një vendim që kërkon ta fusë edhe Shqipërinë në vendet normale. Ka kufizim Kosova prej disa vitesh për të mos futur makina më të vjetra se 10 vjet, kanë po të njëjtin kufizim të gjiha vendet e rajonit. Në vendet e BE nuk targohen më makinat të cilat nuk janë më me standartin euro 6, në vendet e BE, në shtetet e mëdha, në kryeqytetet e mëdha të botës, sot nuk lejohet të futen makinat që përdorin naftë, janë vetëm makinat me benzinë për të kufizuar ndotjen në qytete. Sot , në të gjithë BE nuk lejohen sot të targohen si në Shqipëri makina të standareve euro 1 , euro 2, 3 dhe 4 të cilat ne duhet t’ i kufizojmë dhe të krijojmë regjistrimin ndryshimin e standarteve me euro 5 dhe 6 për të pasur mundësinë që edhe këtu të ketë botën e makinave të standartizuar. Po ashtu ne kemi problematikë shumë të madhe që ne e ndiejmë si ministri tashmë e Mjedisit dhe e Turizmit. Është e paimagjinueshme sesi Shqipëria shndërrohet në cdo segment të saj të rrugëve nacionale në vende pikash grumbullimi të sjkrapit. Dhe kjo vjen edhe nga gjithë ky numër i madh makinash që futen në shqipëri për skrap, vjen nga ato makinat që me trukimet e kilometrazhit futen në Shqipëri vetëm për t’u demontuar dhe njerëzit gënjehen e i blejnë duke menduar që blejnë një makinë të emrit të madh por komplet të përfunduar që për 2-3 vjet e cojnë për skrap. PO ashtu asnjë rregull të standarteve të pikave të grumbullimit të skrapit, të gjitha të vendosura në rrugët nacionale dhe kjo e bën peisazhin, zonën më të zhvilluar të transportit të qytetarëve të turistëve, dhe njerëzve që janë interesuar të shikojën një peisazh të bukur në Shqipëri, zonën më të ndotur dhe më të prishur nga pikëpamja e peisazhit. Pra ka disa mekanzima që ne duam të ndërmarrim me këtë vendim të madh. Është një vendim që ne do të vazhdojmë ta diskutojmë me të gjithë komunitetin, duam ta ndajmë dhe debatojmë me sa më shumë aktorë dhe faktorë, por është një vendim që ne tashmë e kemi marrë. Makinat e vjetra, të përdorura, më të vjetra se 10 vjet nuk do të lejohen të futen në Shqipëri që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe po ashtu në dakordësi më komuntietin kemi përcaktuar një periudhë 5 mujore për të cilën do të lejohet që makinat që janë futur sot në Shqipëri të targohen. Dhe nuk ësthë një numër I vogël por janë 60 mijë makina që kanë hyrë në Shqipëri dhe në bazë të informacionit që vjen nga drejtoria e transporteve, kanë hyrë në Shqipëri, janë zhdoganuar por nuk janë targuar dhe të lihet një periudhë 5 mujore për t’u bërë ky targim dhe 5 muaj nga hyrja në fuqi e këtij projektvendimi, as targimi nuk do të lejohet më, pra do të kemi një kufizim të plotë të makinave të përdorura më shumë se 10 vjet. Dhe për ta sqaruar edhe njëherë për njerëzit që duan të dëgjojnë dhe të kuptojnë nga ky veprim, nuk do të kërkojmë heqjen e makinave që janë sot në qarkullim, por do të kërkojmë kufizimin e futjes së makinave të reja të përdorura më të vjetra se 10 vjet , duke mos i shqetësuar njerëzit e tjerë që i kanë, por duke i kërkuar që të gjtihëve që të kenë një orientim më të drejtë, një kuptim më të pastër të gjithë kësaj filozofie, një kuptim edhe për njerëzit e thjeshtë, pra e gjithë vëmendja është te njerëzit e thjeshtë, që nuk do të duhet më të vazhdohen të manipulohen nga një politikë që ne vazhdojmë të mendojmë se është politikamë e mrië kjo e dyerve të hapura, e dyerve të shqyera e një ekonmoie pa asnjë rregull, por ka ardhur koha që të vihen disa rregulla të cilat sigurojnë sic ju thashë 3 gjëra shumë të mëdha; e para shëndetin e qytetarëve, e dyta të sigurohen njerëzit që të mos manipulohen për të konsumuar të ardhurat e tyre të kufizuara për të shkuar drejt një sistemi i cili i gënjen dhe i manipulon dhe e treta për të krijuar në Shqipër një ambjetn të pastër, një ambjetn të kuruar, për të krijuar në Shqipëri një destinacion të vërtetë për njerëzit që duan ta vizitojnë nga pikëpamja turistike.
Shumë falemindeit që jeni sot në këtë ditë me ne. Unë do të isha shumë i interesuar . të dëgjoja sot opinionet tuaja. Padshim e njoh shumë mirë komuntietin e “interesit” kundër këtij projektvendimi. por po ashtu njoh, dhe mbroj interesin e një komuniteti shumë të madh që janë njerëzit e thjeshtë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 27/03/2019 00:44

    Mjer populli po ti leviz me makin te 2018 o byrazer ti e ke n terezi po ne ca te bejm

    Përgjigju
  • Ndotës psikologjik: 23/09/2018 09:16

    Dokrra hapësinore,ky flet sikur ka ardhur me pushime për ca kohë e nuk jeton këtu. Si ka mundësi me një rrogë mesatare prej 200-250 € të blejë një makinë që nëse është e prodhuar nga 2009 e këtej me një mesatare 5000-6000 € !!??? Si ka mundësi të bëjmë shit-blerje të ketyre rrangullinave mes njëri-tjetrit!? Tani që në europë makinat me naftë do dalin shumë shpejt jashtë qarkullimit e ndoshta përfitojmë të blejmë ndonjë makinë të hajrit ju i bllokoni që do të thotë ata që kanë makina të 95 e sipër të kenë mundësinë të blejnë të 2005 e sipër që kanë punuar në europë që ndosin më pak e do kenë të njëjtin çmim të shit-blerjes së rrangullinave. I madhërishmi MINISTËR në vend të oksigjenit truri yt thith azot që është një gaz inert që të bllokon trurin nëse nuk e di se je edhe ministër i mjedisit. Hiq azotin nga truri mos u merr me makinat se nuk merr vesh.

    Përgjigju
  • Brss: 22/09/2018 22:47

    BLENDI DHE KASTRATI PASTROJN PARAT E KOKAINES KETA JAN ME TE POSHTER SE ATA TE PD PO E KUPTOJN QE SI VOTON ME NJERI DHE DO DORZOJN PUSHTETIN DHE NXJERIN LIGJE PEE TU PASURUAR SA ME SHUME PO KU MER VESH TI MOR TRAP NGA GJENDJA TEKNIKE E MAKINAVE DHE ATA QE KE VEN PER ATE PUNE TE HAN MUTIN SE NUK MARIN VESH SE KESHTU E KENI BERE SHTETIN JU ME HAJDUTE KRIMINEL DHE SPEKULLANT E ROPET POPULLIN MOR PUSHT NGA HUNDET DO TJU DALI O LEGENS

    Përgjigju
  • USA: 22/09/2018 22:37

    O MINISTER LESHI E GJITH BOTA KA MAKINA TE VJETRA DHE JAN NE QATKULLIM MBASI PLOTESOJN PARAMETRAT POR NUK LEJOHEN QE TE FUTEN NE QENDER TE QYTETIT PSE NUK RREGULLONI CILESIN E KARBURANTEVE APO JENI ORTAK DHE MERNI PJESEN TUAJ PSE I BINI ME QAFE KETI POPULLI AKOMA SJENI NGOPUR ME TE VJEDHUR O GAGAÇ JENI BERE ORTAK ME KONÇENSIONARIN U NGRINI RROGAT POPULLIT DHE PENSIONET TE RRITET MIREQENIA DHE MOS NA BENI KRAHASIME ME EUROPEN O TRAP SE QYTETARI EUROPIAN PAGUHET RROGA ME E ULTE 1800 €DHE ME E LARTA 3500 €MOS TE THEMI QE SHTETI I SUBENSIONON NE KOHEN QE BLEJN MAKINEN KUR DOZOJN TE VJETREN PO JU JENI HAJDUTA DHE MASHTRUSA DO TAKOHEMI NE VOTIME DHE NJE KSHILL KAM SE JE DHE DJAL I SHKOLLUAR KUR TE DALESH HERE TJTER NE KONFERENC SHTYPI SHQIPTOJ FJALET QART SE DUKESH SIKUR HA PERSHESH NDERSA PER TI NXJER JASHTE PERDORIMIT MAKINAT PROVOJE DO NA RRUASH TRAPIN LEGEN

    Përgjigju
  • Diu: 22/09/2018 19:31

    Edhe makina juaj z.minister ne kolaudim me kete karburant nuk e kalon e kalon ndotjen

    Përgjigju
  • Mefail: 22/09/2018 19:28

    Peeshendetje z. Minister Ju sugjeroj ne mendimin tim ne rradhe te pare eshte cilesia e karburanteve qe tregetohen ne vendin tone. E dyta te gjitha mjetet e transportin te tonazheve te medha jane jashte perdorimit sidomos ato te firmave ndertuese. Ato shkatojne nje ndotje te papare.po ti studioni me vemendje nuk jane mjetet e vogla me vit prodhimi me mbi 10 vite shkaku me i madh i ndotjes por karburenti qe serviret dhe shitet nga boset e karburanteve qe kane korruptuar te gjitha qeverite e tranziv

    Përgjigju
  • taksidari: 22/09/2018 18:42

    Jam I nje mendje me z.minister sepse e dua vendin tim,pavaresisht se zerin e popullit te thjeshte nuk e ka degjuar e s'e degjon asnjehere ai qe "ka veshe". Populli thote:"Mos pyet sa vjec je,por sa shendet ke". Qe te ulet ndotja duhet: -Karburanti te mos manipulohet. Mjetet te kontrollohen me aparaturat e kohes dhe ne menyre transparente.dmth,sic e kane vendet e botes se perparuar. Kush nuk e kalon,te mbaje krahin,kaq.

    Përgjigju
  • taksidari: 22/09/2018 18:42

    Jam I nje mendje me z.minister sepse e dua vendin tim,pavaresisht se zerin e popullit te thjeshte nuk e ka degjuar e s'e degjon asnjehere ai qe "ka veshe". Populli thote:"Mos pyet sa vjec je,por sa shendet ke". Qe te ulet ndotja duhet: -Karburanti te mos manipulohet. Mjetet te kontrollohen me aparaturat e kohes dhe ne menyre transparente.dmth,sic e kane vendet e botes se perparuar. Kush nuk e kalon,te mbaje krahin,kaq.

    Përgjigju
  • Liku: 22/09/2018 16:52

    Nuk ka te beje viti makines,mjafton te jete gjendje te mire teknike.kur nuk e njihni tekniken degjoni biznesmen qe duan te rrjepin qytetaret

    Përgjigju
  • Erald: 22/09/2018 15:13

    Kontrolloni naften qe tregtohet ne vend qe nga kompania me e madhe deri te pikat e vogla se po shitet cilesi skandaloze.edhe makinat e 2018tes me kete nafte bloze nxjerrin kur ecin.boll vodhet mendoni pak per kete vend.nuk mbrohet mjedisi me fjalime pallavra.shif pyjet si jane bere shesh gjate rilindjes tuaj.

    Përgjigju
    • Loni: 22/09/2018 17:02

      Sot bera kontrollin e makines ,qelloi qe kisha naft maqedonse pasi kam qen per pune para nje jave dhe per cudi gazrat nga 2.2 qe me dolen vitin e kaluar na dolen 0.88 ?

  • Loran: 22/09/2018 15:08

    Ik mor hajdut qe merr lek nga koncesionaret apo do te shesi kastrati makina e spo ja blen njeri mor fytyr e keqe po ste votoj un me ty kurrrr

    Përgjigju
    • Loni: 22/09/2018 17:04

      Kastrati do shesi nec rrokun , kush ka pare me ble makina Mercedes qe shkojn 50 mij euro e siper , njerzit njk po blejn dot nje makin Skoda te re .Mos ki merak se dhe ky Kastrati me duket se do perfundoj si Taci oil ai qe do nbente Milanin

  • Lui: 22/09/2018 14:45

    Po mir o minister e kuptuam dhe kte gje po ata qe duan te sjellin makina antike qe e kalojn 20 vjecarin si i behet

    Përgjigju
    • Justice: 22/09/2018 15:22

      Kte pjese nuk e njohin kta.nuk e permend si e ka europa.permendin cfare i intereson vete.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka