Ministri Klosi takim me përfaqësuesit e biznesit të guroreve: Rregulla të reja dhe larg vendeve të banuara

Çdo biznes që do të vijojë të funksionojë në shfrytëzimin e karrierave të gurit, duhet t’i përmbahet rregullave te qarta. Pas mbylljes se mbi 30 guroreve dhe pezullimit të disa të tjerave, ministri Klosi shpalli metodologjinë e re të funksionimit në takimin me sipërmarrës në këtë fushë.

Sipas metodologjisë së re: guroret duhet të kenë distancë të përcaktuar nga zonat e banuara, jo pranë akseve kombëtare dhe zonave të banuara dhe të zbatojnë një sërë kriteresh në mënyrën e shfrytëzimit por edhe rehabilitimin pas mbylljes. Nuk duhet të jenë pranë lumenjve, kanaleve kulluese dhe të kenë impakt sa më të vogël vizual në peizazh.

Ministri Klosi në fjalën e tij u shpreh se biznesi i guroreve nuk mund të ngrihet në kundërshtim me mjedisin dhe komunitetin dhe ky biznes duhet të zhvillohet në bazë të standarteve të reja.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit vuri theksin në moszbatimin e lejeve mjedisore minerare dhe gurore, ku vihet re, mospërputhja e e koordinatave, trajtimi i mjedisit dhe i peizazhit, ndotja e ajrit, rehabilitimi i zonës, problematika që kanë shoqëruar këtë biznes ndër vite.

Ministri Klosi u shpreh se ka ardhur koha e reflektimit dhe masave të reja për të zhvilluar një biznes sipas standarteve pa dëmtuar mjedisin dhe komunitetin. Shqipëria turistike nuk mund të zhvillohet nëse nuk zgjidhen problematikat mjedisore.

Kreu i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Adrian Bylyku se ekuilibri midis mjedisit dhe biznesit. Ai ftoi përfaqësuesit e guroreve që të bashkëpunojnë për të ngritur sipërmarrje të përbashkëta me qëllim mimizimin e dëmit në mjedis.

E gjithë biseda jonë për një Shqipëri turistike apo për një Shqipëri tashmë të zhvilluar nuk mund të përputhet me mënyrën sesi është zhvilluar deri tani. e kemi thënë që ne nuk mund të pranojmë që problematikat e tranzicionit dhe të fillimit të shumë e shumë tipeve të biznesve në vend të shoqërojnë Shqipërinë e vitit 2018 dhe pastaj për dekadën që vjen.

Kemi një analizë që kemi bërë për 287 lejet mjedisore dhe minerare për guroret që janë dhënë në të gjithë vendin dhe më vjen keq që ta them se pothuajse në të gjitha ato, ka problematika në disa elemente; e para problematikë në zbatimin e lejes mjedisore dhe lejes minerare; e dyta problematikë me vendosjen e koordinatave; e treta problematika shumë të mëdha përsa i përket trajtimit të mjedisit dhe situatës në të cilën janë zhvilluar këto biznese; e katërta po ashtu problematikë shumë e madhe, është trajtimi i peizazhit,trajtimi i zonës së marrë në përdorim dhe pastaj rehabilitimi i zonës së marrë në përdorim.

Kemi menduar që të bëjmë një bisedë e cila kërkon që të kuptojmë se cfarë do të bëjmë me zona ku do të lejohet që të bëhet biznesi i trajtimit të gurit se cfarë do të ndodhë me lejen mjedisore, si do trajtohen problematikat e ajrit, transportit të produktit të prodhuar, problematikat e strukturës që përpunohet, cfarë do të bëjmë me lejen minerare dhe si do të funksionojë pasi nuk mund të pranohet që të masakrohen zonat ndërkohë që leja minerare është si ndërtimi i një pallati që ju fillon me katin e parë, të dytë, të tretë apo të katërt.

Nga ajo që kam parë unë nuk gjej një që të jetë zbatuar leja minerare, ku trajtimi i gurores të jetë bërë me shkallare, nuk ka një të vërtetë, mund të ketë në letra, por jo në realitet, që të ketë trajtuar rehabilitimin ashtu sic duhet që ato pemët e prera të rijetëzohen, Po ashtu trajtimin e biznesit.

A do të jemi si deri më sot që kushdo mund të futet në biznesin e guroreve, apo do të krijojmë apo do të krijojmë garanci për kompaninë që e trajton biznesin të zër një karrierë dhe ajo të shndërrohet në mollë sherri dhe të shitet katër pesë herë. Pra ju vetë duhet të na ndihmoni që të komuniteti juaj të jetë i mbrojtur nga një konkurencë e pandershme. Po ashtu problem eshtë afërsia me qytetet, apo afërsia me zonat historike apo turistike apo komunitetin. Nuk mund të jetohet më që njerëzit të jetojnë nën presionin e tymit apo gurores.

Ka ardhur koha që këtë bisedë ta bëjmë fare të sinqertë me njëri- tjetrin, ju të bëni biznes dhe ky biznes të jetë i monitoruar, i mbrojtur, i zhvilluar. Shqipëria ka nevojë për biznesin tuaj, por nga ana tjetër biznesi të jetë jo në kundërshtim me rregullat e bashkëjetesës me komunitetin dhe me mjedisin, biznesi juaj të mos jetë në kundërshtim me Shqipërinë turistike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja