Ministri Koka inspekton punimet në Rezervatin Natyror “Kune-Vain Tale”

Ministri i Mjedisit Lefter Koka inspektoi sot punimet për Rehabilitimin e Rezervatit Natyror të Menaxhuar "Kune-Vain-Tale" në Lezhë. Gjatë inspektimit të tij në investimet e kryera në infrastrukturë, Ministri i Mjedisit njoftoi se së shpejti do të fillojë një tjetër projekt investimi shumë më madhor se ky projekt që po përmbyllet aktualisht.

"Do ta konsideroja në fakt fillim punimesh dhe jo përfundim të punimeve që kemi nisur këtu në lagunë.  Sepse ne i hapëm rrugë një projekti shumë më madhor nga ky që investoi Ministria e Mjedisit,  për të krijuar një infrastrukturë të përshtatshme për çdo vizitor në Lagunën e Kuine- Vainit. Shumë shpejt ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm fillon një investim shumë madhor.

Është projekt i programit të Kombeve të Bashkuara sipas të cilit do të investohen rreth 2.2 milionë dollarë. Dhe ky projekt konsiston në përforcimin e kapaciteteve qendrore dhe lokale për menaxhimin sa më të mirë të lagunës së Kune - Vainit,  duke marrë në konsideratë problemet e erozionit dhe rreziqet ndaj faunës e florës", tha ministri Koka.


Projekti i ri do të shërbejë si adresim për problemet e identifikuara, bazuar në nevojat e dala nga studimi i zonës së Kune- Vainit, për ndërtimin e një përshtatjeje të lagunës si dhe të komuniteteve banuese pranë saj, për zbatimin e një plani me masa adaptuese me fokus në ekosistem. Gjatë këtij projekti do të zhvillohen disa aktivitete specifike si: trajnime të stafit menaxhues të Lagunës, dokumenta të hartuar për menaxhimin e ekosistemit, raporte me matjet dhe të dhënat shkencore të nevojshme për aktivitetet me ndikim në mjedis./ATSH/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës