Ministri Koka në Tushemisht, mbjell fidanin e parë në nismën e pyllëzimit

/ ATSH / - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, inauguroi sot fillimin e zbatimit të projektit  "Pyllëzim dhe krijim i kurorës së gjelbër Tushemisht",  në Komunën Buçimas në Pogradec.
Pas mbjelljes së fidanit të parë që shënon edhe zbatimin e këtij projekt,i ministri Koka deklaroi se pyllëzimi  dhe rehabilitimi i zonave të degraduara janë dhe do të jenë prioritet i Ministrisë së Mjedisit.
"Qeveria Shqiptare gjatë vitit 2014 i dha rëndësinë e duhur mjedisit duke alokuar një buxhet që kënaqshëm e cila e solli mjedisin në qendër të opininit publik", tha ai.
Gjatë periudhës 2012-2013 buxheti ishte shumë modest, 5- fish më i vogël se buxheti kësaj qeverie për 2014 dhe 2015. Në qeverisjen e shkuar jo vetëm buxheti ishte shumë i vogël, por madje ai buxhet as nuk zbatohej plotësisht. Për vitin 2014 buxheti për mjedisin u zbatua nga Ministria e Mjedisit 100%.. U kryen një sërë investimesh, të cilat u kryen në: Zonat e mbrojtura dhe parqe kombëtare; projekte rehabilitimi në Kune Vain, Divjakë, Shëtitorja e Drinit, Kodra e Currilave në Durrës, Gjelbërimi i Rrugëve Nacionale, Restaurimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit duke e pajisur atë me laboratorë modern; Forcimi i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit; Pyllëzimi dhe rehabilitimi i zonave të degraduara; si edhe shumë projekte të tjera për mjedisin përmes FZHR, investimeve të huaja, etj, theksoi Koka.
Qeveria Shqiptare gjatë vitit 2014 i dha rëndësinë e duhur mjedisit duke dhënë një buxhet që  e solli mjedisin në qendër të opininit publik.  Gjatë një viti kemi kryer  një sërë investimesh në: Zonat e mbrojtura dhe parqe kombëtare; projekte rehabilitimi në Kune Vain, Divjakë, Shëtitoren e Drinit, Kodrën e Currilave në Durrës, etj.

Buxheti i vitit 2015 do fokusohet në një përmirësim të ndjeshëm më fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Me rëndësi tejet të madhe është Djegësi Termik i Elbasanit, me vlerën prej 20 milion dollarësh, i cili do zgjidhë problemin e mbetjeve në këtë qytet, por do mundësojë kthimin e mbetjeve në energji, si edhe do zgjidhë problemin e mbetjeve spitalore të mbarë vendit.
Për këtë projekt qeveria shqiptare për vitin e parë do alokojë 5 milion dollarë. Në mbrojtje të mjedisit, buxheti i vitit 2015 parashikon 500 milionë lekë financim i brendshëm. Në sajë të mbështetjes së qeverisë gjetëm bashkë-financimin për të gjitha projektet e huaja.Buxheti i vitit 2015 do të fokusohet në përmirësimin e ndjeshëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Më lejoni të përmend sërish ndërtimin e  Djegësit Termik të Elbasanit, me vlerën prej 20 milion dollarësh, i cili do zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e mbetjeve në qytetin më të ndotur të vendit.   Në mbrojtje të mjedisit, buxheti i vitit 2015 parashikon 500 milionë lekë financim i brendshëm ndërsa në sajë të mbështetjes së qeverisë gjetëm bashkëfinancimin për të gjitha projektet e huaja." tha ministri Koka.
Projekti që filloi sot zbatimin synon pyllëzimin dhe rehabilitimin e kurorës së gjelbër të Tushemishtit,  të degraduar ndër vite si rezultat i mungesës së masave të domosdoshme për mbrojtje dhe rehabilitim. Sipërfaqja që do të pyllëzohet nga ky projekt është 34 hektarë dhe këtu do të mbillen fidanë të llojeve llojeve Cedër, Mështeknë, Selvi, Pseudotcuga, Pishë e zezë dhe Hartinë.
Realizimi i projektit, synon rikthimin e kësaj zone në vlerat e mëparshme, duke krijuar një peisazh natyror me vlera të larta për basenin e liqenit të Pogradecit. Projekti do të   fuqizojë premisat e zhvillimit të turizmit në këtë zonë duke krijuar kushtet dhe premisat që në të ardhmen të ruhen dhe të përmirësohen burimet ujore të kësaj zone të cilët kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ekosistemin e pellgut ujëmbledhës të liqenit dhe në furnizimin me ujë të banorëve të zonës.
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës